E martë, 29 Tetor 2019
16:48
Shtëpia e Bardhë “hap dyert” për Halloween

Donald Trump dhe zonja e parë, Melania, festuan Hallouinin e tyre të tretë në Shtëpinë e Bardhë, duke u dhënë ëmbëlsira fëmijëve në kostume, të mbledhur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

16:42
Brenda burgut të ISIS, atje ku mbahen luftëtarët e huaj – FOTO

Pas dyerve të hekurta, qelitë janë po aq të mbushura sa ç’janë bosh sytë e tyre. Të burgosur të lodhur e të uritur, në kostume ngjyrë portokalli, mbushin çdo pëllëmbë hapësirë.

16:41
Si Britney dhe Madonna, Kylie puthje në buzë me Stassie (FOTO)

Edhe nëse do tentonit, me siguri që nuk do të gjeni dot një dyshe shoqesh kaq ikonike sa Kylie Jenner dhe Stassie Karanikolaou.

16:38
Më pak aksidente por më të rënda, shtohen viktimat

Shpejtësia e madhe në një moment kur rruga ishte mbuluar nga mjegulla, i ka kushtuar rëndë dy të rinjëve në Lushnje.

16:36
Kryeministri Conte bë Shkup: Nuk duhet të lejojmë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ndjehen të pasigurt

Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë më tej drejt Evropës. Kjo nuk do të thotë anëtarësim të menjëhershëm në BE, por përmes 35 kapitujve në negociata”.

16:33
Palmer: SHBA-ja, partnere e fuqishme e Maqedonisë së Veriut

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, ka thënë në Shkup se Shtetet e Bashkuara mbesin partnere e fuqishme në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit euroatlantik.

16:25
Rama intervistë në Greqi: “Katsifas” nuk sjell asnjë konflikt midis shqiptarëve dhe grekëve

Një shembull të ndritshëm në respektimin e pakicave, përfshirë atë greke. Kështu e ka konsideruar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për ‘Euronews Greqi’. Ai i ka konsideruar “marrëzi” reagimet nga disa anëtarë të pakicës greke, për ligjin e ri të shpronësimeve, të cilët frikësohen për pasuritë e tyre.

16:25
Taksoi bisedat në Watsapp, jep dorëheqjen kryeministri i Libanit

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin prej dy javësh.

16:24
Të famshmit më të pasur të Britanisë nën 30 vjeç, Dua Lipa në ‘Top 15’

Në mediat Britanike është publikuar lista e të famshmëve më të pasur që janë 30 vjeç ose më të vegjël.

16:23
Studim: Ngrohja globale dëmton fertilitetin tek meshkujt

Ndryshimi i klimës është armik i meshkujve. Sipas të dhënave të fundit të andrologëve, numri mesatar i sparmatozoidëve të meshkujve, sot, është përgjysmuar, krahasuar me 40 vite më parë dhe vetëm në vendin fqinj, itali, sipas statistikave, një në 10 meshkuj, është tashmë jo pjellor.

16:20
Trump: Pas al Baghdadit është vrarë dhe pasuesi i tij

Pas Abu Bakr al Baghdadit, edhe pasuesi i tij kryesor është vrarë nga trupat amerikane. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në twitter.

15:57
Punonjësi i zyrave në të ardhmen. E pabesueshme!!

Obez, me sy të kuqe dhe kurriz të dalë, kështu do të jetë punonjësi i së ardhmes sipas një studimi të porositur nga kompania britanike Felloëes i cili gjurmon rreziqet që i kanosen punonjësve nëpër zyra.

15:49
Në krye të Autoritetit Portual Durrës emërohet Pirro Vengu

Pas dorëheqjes së Agron Tares, në krye të Autoritetit Portual Durrës emërohet Pirro Vengu. Ai vjen në këtë detyrë pas një eksperience drejtuese disa vjeçare, fillimisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së fundmi pranë Këshillit të Ministrave, ku ka drejtuar për dy vite Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit (DATAK).

15:45
Krizë politike dhe protesta, përçahet policia në Hong Kong

Beteja me protestuesit ka sjellë përcarje në radhët e policisë në Hong Kong. Kriza e fundit politike në territor, gjatë të cilës forcat e rendit kanë përdorur dhunën mbi tubuesit që kërkojnë mbrojtjen e lirive themelore, e ka vendosur përpara një sprove të vështire besimin e një pjese të efektivëve tek forca e sigurisë, së cilës i përkasin.

15:40
Trump konfirmon vrasjen e zëvendësit të Al-Baghdadit

“Ushtria amerikane vrau personin që kishte shumë të ngjarë të pasonte Abu Bakr Al- Baghdadi, si udhëheqës i të ashtuquajturit Shtetit Islamik”, tha presidenti Donald Trump.

15:36
Në Slloveni, më shumë burra se gra

Në gjysmën e parë të vitit 2019, numri i burrave tejkaloi numrin e grave për herë të parë në historinë 160-vjeçare të statistikave të popullsisë në Slloveni, sipas Byrosë së Statistikave të këtij vendi.

15:36
Teatri eksperimental, shfaqje edhe në rrethe

Sezoni i ri në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli ka nisur në ArTurbina. Sigurisht që kjo zhvendosje nuk ka qenë e lehtë dhe ka mbartur vështirësitë e saj. Por më shumë për shkak të një koncepri të ri shëtitës, se sa vështirësive për salla, teatri këtë sezon ka një shtrirje më të gjerë në rrethe.

15:31
Nepalezi ngjitet 14 herë brenda 6 muajsh, në lartësinë 8 mijë metra

Nirmal Purja ia del mbanë dhe con në fund një aventurë epike, atë të ngjitjes 14 herë të lartësisë 8000 m në 6 muaj e 6 ditë.

15:31
Festivali “Kadri Roshi”- Ndahen 12 çmimet për trupat pjesëmarrëse

Edicioni i dytë i festivalit mbarëkombëtar të teatrit “Kadri Roshi” përfundoi në Gjirokastër me ndarjen e 12 çmimeve për trupat pjesëmarrëse.

15:30
Taksa për WhatsApp detyron kryeministrin e Libanit të japë dorëheqjen pas protestave masive

Kryeministri i Libanit Saad Hariri tha se ai do të japë dorëheqjen, mes protestave që kanë kapluar vendin prej dy javësh.

15:27
Ushqime të dera e shkollës, fenomeni vijon edhe në kryeqytet

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit bëri të ditura masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë së nxënësve.

15:23
Financat, borxhet e prapambetura kanë shkuar në 340 mln euro

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se qeveria do të vazhdojë shlyerjen e borxheve të prapambetura nga tatimi mbi vlerën e shtuar pavarësisht ecurisë së të ardhurave në buxhet.

15:13
Zbardhet biseda Rama-Mitsotakis/ Çfarë u diskutua mes dy kryeministrave?

Përpos pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Dialog Ekonomik dhe Politik, dyshja politike Edi Rama-Kyriakos Mitsotakis iu bashkua një takimi në selinë e kryeministrit grek; një takim ky që zgjati rreth 55 minuta.

15:11
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Seancë për tre kandidate në komisionin e ligjeve

Pas dekretimit të Besnik Muçit nga presidenti Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte radha e Kuvendit të Shqipërisë të hidhte hapin e radhës për zëvendësimin e vakancave në këtë gjykatë.

15:10
Eurostat: Në dekadën e fundit 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE

622 mijë shqiptarë kanë marrë dekadën e fundit leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

15:08
Merr përmasa më të mëdha zjarri në pyjet e Nikolicës – Foto+Video

Zjarri i rënë në masat pyjore të Nikolicës ka marr përmasa më të mëdha, era ka favorizuar riaktivizimin intesiv të vatrave të zjarrit.

15:08
10 më të pasurit e Italisë

Mes 10 personave më të pasur të Italisë vazhdon të jetë Silvio Berluskoni, Xhorxoh Armani, Mikele Ferrero, etj.

15:03
Kujdes nga gjarpri! Shenjat e pazakonta që i gjen vetëm në Australi

Australia ka rreth 1 milion kilometra rrugë, te shtruara dhe të pashtruara. Kushdo që i ka rënë rruga si turist është habitur nga tabela të pazakonta paralajmëruese në rrugë.

15:03
Trump dhe Melania fërshëllehen në stadium

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkoi te dielën për të parë ndeshjen e pestë të një prej kampionateve më të ndjekura të futbollit amerikan, bashkë me gruan e tij, Melania.

14:58
Kontrolle në Doganën e Tiranës, sekuestrohet 1 armë dhe shoqërohen 7 persona

Pas kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësin, mesditën e sotme kontrolli është përqendruar në doganën e Tiranës, për kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

14:57
Zjarre në Korçë e Bulqizë- Po digjen pyjet me pisha!

Prej 3 ditësh një vatër e madhe zjarri po djeg pyjet në fshatin Kokërdhak të njësisë administratvive Fushë-Bulqizë të bashkisë Bulqizë.

14:57
Foto/ Aktorja Jennifer Aniston puth në buzë prezantuesen e famshme gjatë emisionit

Aktorja e famshme Jennifer Aniston di shumë mirë si ta marri vëmendjen e mediave. Gjatë emisionit ajo ka puthur në buzë moderatoren e njohur Ellen DeGeneres.

14:56
Vidhen tokat në Durrës dhe Vlorë! Në bregdet një tokë me katër pronarë

30 audite të Agjencisë së Kadastrës të bëra këtë vit kane zbuluar një abuzim të madh për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në vend.

14:46
Vdes në punë oficeri i FSK

Në moshën 45 vjeçare sot ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Baki Ejupi.

14:42
Turqi, bilanci në luftën kundër ISIS-it, mbi 1.000 terroristë të neutralizuar

Forcat turke të sigurisë nëpërmjet operacioneve kundër organizatave terroriste brenda vendit kanë parandaluar një numër të madh të akteve të planifikuara nga terroristët.

14:37
Qeni hero! Ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS në luftën kundër terrorizmit islamik

Një qen i ushtrisë amerikane e ndoqi deri në vdekje në Siri liderin e ISIS Abu Bakr al-Bagdadi. Tani kafsha ka të gjitha mundësitë të bëhet hero në SHBA, në luftën kundër terrorizmit islamik.

14:37
Shtatë të vdekur nga tërmeti i magnitudës 6.6

Shtatë veta kanë vdekur në Filipine nga një tërmet i magnitudës 6.6, mes tyre një fëmijë 7 vjeç. 50 të tjerë janë lënduar.

14:35
Zjarr, tym dhe mungesë energjie; realiteti i ri në Kaliforni

Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë Kaliforninë, duke shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve.

14:33
Semafor në vendin e tmerrshëm në Prishtinë

Një akt i vogël por që shpëton jetë. Më në fund, komuna e Prishtinës po përpiqet të zgjidhë problematikën në një ndër nyjet me të rrezikshme në kryeqytetin kosovar për kalimtarët.

14:32
Këta janë lojtarët që Barcelona kërkon t’i shesë

Barcelona duhet të shesë disa lojtarë në vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos këtë probleme financiare.

14:29
Veliaj vlerësohet në Australi, Tirana mikpret Konferencën Botërore të Parqeve 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një tjetër vlerësim, kësaj here në Australi, ku Tirana u përzgjodh si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane 2020.

14:28
Asteriksi, personazhi i dashur i filmave vizatimor mbush 60-vjeç

Asteriksi, gali më argëtues në histori, mbushi 60 vjeç. Ai që konsiderohet si njëri prej personazheve më të dashur të librave vizatimorë të shekullit të XX-të, do ta shihte dritën e diellit 29 tetorin e vitit 1959, në numrin e parë të revistë “Pilote”.

14:24
E mbante mbyllur prej vitesh, makina e pasuron në ankand

Një Lamborghini Miura P400 S Coupe e vitit 1969, e quajtur edhe si “udhëtim në kohë”, është shitur për gati 1.5 milionë euro.

14:18
Maqedonia e Veriut 27 festa, Shqipëria 14 ndërsa Kosova 11 festa zyrtare

Për dallim nga dy shtetet fqinje, Kosova e Shqipëria, Maqedonia e Veriut prin dukshëm me ditët e shpallura si ditë jo pune, për shkak të festave. Maqedonia e Veriut është ndër vendet me numër më të madh të festave dhe ditë jo pune, madje edhe në rajonin më të gjerë , shkruan Flaka

14:18
Vrasja në Kavajë/ Marsida thirret në prokurori për shkak të një interviste Fake

Marsida Qatja, gruaja e re e cila ishte dëshmitare e një vrasjeje në shtëpinë e saj është thirrur nga prokuroria e Kavajës për t’u pyetur në lidhje me një intervistë, e cila pas seancës së pyetjes ka rezultuar sipas Qatjas se nuk ishte dhënë asnjëherë.

14:15
Aty ku 30 vite më parë ndodhej muri i Berlinit (Foto)

30 vite më parë u shënua rënia e Murit të Berlinit, më 9 Nëntor, 1989, kur autoritetet komuniste lëshuan të gjitha postblloqet.

14:15
Pendarovski: Çdo zgjidhje Kosovë-Serbi me garanci ndërkombëtare është e pranueshme

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka thënë se ai është kundër ndryshimeve të kufijve në Ballkan, por gjithashtu se çdo zgjidhje e arritur nga Beogradi dhe Prishtina me një garanci ndërkombëtare është e vlefshme vetëm në atë rast.

14:13
Përgatitja e bozës, brezi i 5-të familjes vazhdon traditën nga Kosova në Turqi

Brezi i katërt dhe i pestë i familjes Mercan në rajonin Pazaryeri të qytetit Bilecik vazhdon profesionin e përgatitjes së bozës, të cilën e ka filluar në vitin 1917 në Kosovë dhe më pas e kanë transferuar në Turqi.

14:07
Franca: S’ka liberalizim vizash për Kosovën

Gjasat që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve janë inekzistente. Përveç Gjermanisë, duket se askush tjetër prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mendon se kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, derisa Republika e Kosovës të përmbush kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

14:07
Në selinë e Mitsotakisit- Publikohen pamje nga takimi i Ramës në Athinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin grek, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Dialog Ekonomik dhe Politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe vendeve të botës arabe.

14:01
Samiti i katërt euro-arab/ Në Athinë edhe kryeministri Rama

Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro-arab.

13:58
Fotot e “kurthit të vdekjes”/ Ja makina ku humbën jetën dy të rinjtë në Lushnjë, e shtypur dhe me bordurat në rrota

Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.

13:56
Zjarr i përmasave të mëdha në Lushnje – VIDEO

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënën mesditën e kësaj të martë në Lushnjë, në një prej lagjeve të hyrjes jugore të qytetit.

13:45
Në Shtëpinë Tonë/ Të dekorojmë shtëpinë: Disa ide si të realizoni punime me gips

Nëse keni menduar që në shtëpinë tuaj apo restorant, të realizoni punime me gips, zbukuruese ose ndarëse, ne sot do tju japim disa informacione.

13:45
I vjedhin biçikletën në Belgjikë, ministria e Brendshme ia gjen në Fier

Një banor i Brukselit, përpjekjet e të cilit për të gjetur biçikletën e vjedhur elektrike në Belgjikë ishin të pasuksesshme, e lokalizoi atë falë një aplikacioni në celular.

13:41
Në Shtëpinë Tonë/ Menaxhimi i hapësirave në shtëpi, për të krijuar një bibliotekë

Biblioteka në shtëpi gjithmonë e bën ambjentin më të ngrohtë, por cilat janë disa nga idetë për të patur një të tillë?

13:28
Kampionati i boksit/ Vllaznia pretendente për kampion, kërcënon me tërheqje

Në Tiranë po mbahet kampionati kombëtar i boksit për të rritur.

13:26
Ministri gjerman rrëzohet në skenë

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Peter Altmaier ra në skenë në “Samitin Digjital” në Dortmund, pas së cilës u shtrua në spital.

13:24
Presioni nga Beogradi nuk i lejon klubet serbe të luajnë në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur të integrojë të gjitha klubet e futbollit të komuniteteve pakicë në garat që organizohen nën ombrellën e saj, përveç klubeve të komunitetit serb, konfirmojnë zyrtarët e kësaj federate.

13:24
Britney Spears vazhdon të jetë në formë, nxjerr fotot e jogas

Britney Spears e ka treguar vazhdimisht që e mban trupin mëse në formë, edhe pse tashmë ka arritur moshën 37-vjeçare.

13:18
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese- Seancë për tre kandidatë në Komisionin e Ligjeve

Pas presidentit Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë hedh hapin e radhës për zëvendësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

13:18
“Toyota Yaris”, rikthehet çështja për hetim

Çështja e famshme e “Toyota Yaris” është rikthyer sërish për hetim.

13:16
Nuk paguajnë biletë, konduktori i detyron të kërcejnë nga treni

Një konduktor u arrestua në Egjipt pasi detyroi dy shitës të rrugës të varfër të hidheshin nga një tren në lëvizje pasi nuk kishin bileta, duke çuar në vdekjen e njërit prej tyre.

13:16
Vrasja në Devoll për pazaret e drogës, gjykata jep dënimin

Gjykata dënon me 14 vite David Myrten dhe me 17 vite Spiro Xholin.

13:06
(Foto-video)/ Brenda takimit Rama-Mitsotakis

Ashtu siç lajmërua edhe më herët, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

12:58
Aeroplanët e Turqisë shkelin hapësirën ajrore të Greqisë

Dy avionë luftarakë turq F-16 hynë sot në hapësirën ajrore të Athinës pa njoftuar një plan fluturimi.

12:54
Gara për Kryeprokuror, ja kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorinë e Përgjithshme listën me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.

12:53
Aksident në Devoll- Makina përplas këmbësoren, e moshuara në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras.

12:50
Foto/ Lapraka me Bibliotekë të re, drejt fundit punimet. Do shërbejë edhe si qendër komunitare

Ka nisur të marrë jetë projekti i rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës së Laprakës në Njësinë 11. Punimet kanë ecur me ritme të mira dhe tashmë është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.

12:44
Hetimet për shkarkimin e Presidentit; votim këtë javë në Kongres

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka caktuar ditën e enjte për votimin. Në një letër drejtuar ligjvënësve, ajo shprehet se kështu “do të eliminohen dyshimet” mbi procesin.

12:32
Hazard: Doja të largohesha nga Chelsea para një viti

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard ka pranuar se ka dashur të largohet nga Chelsea para një viti.

12:25
Në gjurmët e Vangjush Mios… Piktorë nga e gjithë bota frymëzohen e pikturojnë në Korçë

Kolonia ndërkombëtare e artistëve figurativë “Ditët e Mios” ka sjellë në Korçë 19 piktorë nga Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mongolia, Arabia Saudite, Kosova dhe Shqipëria.

12:21
Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë është një prej temave më të trajtuara në Beograd dhe në rajon. Po çfarë fshihet vërtet pas këtyre përrallave dhe a e rrezikojnë ato rajonin?

12:17
Mogherini dhe politika e saj e (pa)suksesshme në Ballkan

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.

12:17
“Azotiku” do bëhet central/ Do të punojë me gaz për të prodhuar energji

Ndërtimi i një centrali për prodhimin e energjisë elektrike do të rikthejë në punë zonën industriale në qytetin e Fierit.

12:14
Halloween i parakohshëm! Paradat e frikshme në Singapor

Rrugët e Singaporit u mbushën me kllounë vrasës dhe kukulla të frikshme për Halloween.

12:12
Ndryshimet e taksave- “Faturë” në vend të “kupon”; gjoba kush nuk i lëshon

Zbulohen projektligjet e paketës fiskale 2020. Në thelb ndryshimet e taksave janë minimale, dhe qeveria është përqëndruar kryesisht në rregullimet e ligjore për procedurat tatimore që lidhen me procesin e fiskalizimit.

12:12
Shqiptarët s’e punojnë më tokën/ INSTAT: Fermerët, më pak drithëra vitin e kaluar

Shqiptarët nuk e punojmë më tokën. Nëse shohim të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2018, fermeri ynë ka prodhuara më pak drithëra se në vitin 2017. Po ashtu nëse shikojmë regjistrin statistikor të blegtorisë numri i gjedhëve ka shënuar një rënie me 1.7%.

12:02
Çmim për antisemitizëm- Merkel nderohet nga komuniteti hebraik

Kancelarja gjermane Angela Merkel u nderua me çmimin Herzl të komunitetit hebraik, të cilin e pranoi duke kujtuar se antisemitizmi mbetet “një shqetësim madhor”.

11:56
Bulqizë/ Tre ditë pyjet në flakë

Prej 3 ditësh një vatër e madhe zjarri po djeg pyjet në fshatin Kokërdhak të njësisë administratvive Fushë-Bulqizë të bashkisë Bulqizë.

11:55
Arsenal mund të humbasë Aubameyang e Lacazette

Arsenal mund të humbasë yjet e skuadrës nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

11:51
Shitet vepra e Cimabue! 26 milionë dollarë për pikturën që u gjet në një kuzhinë

Një kryevepër e rrallë e mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, Cimabue e zbuluar rastësisht në kuzhinën e një gruaje të moshuar franceze, është shitur në ankand për 26 milionë dollarë.

11:49
Rama takon Mitsotakis, ja komenti që i bën kryeministri grek për kravatën

Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro-arab. Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin grek ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.

11:48
Al-Bagdadin e tradhtuan! Spiuni që vodhi mbathjet e liderit të Shtetit Islamik

Kurdët sirianë pretendojnë se kishin arritur të vendosnin një spiun në rrethin e brendshëm të Abu Bakr al-Bagdadi, i cili vodhi një palë mbathje të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij, çka do t’i jepte pastaj dritën jeshile sulmit kundër kryeterroristit.

11:47
Vazhdojnë zjarret në Nikolicë (Korçë), kërkohet ndihmë greke nga ajri

Eshtë vënë nën kontroll për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme por vatrat e zjarrit në pyjet e Nikolicës në Korçë vazhdojnë të jenë aktive.

11:42
Muzeu i shkollës normale/ Elbasan, thirrje për rinovim dhe dokumente të reja

Në vitin jubilar të 110-vjetorit të hapjes së Normales së Elbasanit, si e para shkollë e cila do të përgatiste mësues për të shpërndarë Gjuhën Shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse, një vëmendje e veçantë i është dhënë Muzeut të kësaj shkolle.

11:41
Shoku i Xhakës:Kjo nuk është e drejtë, Xhaka ka bërë shumë sakrifica për Arsenalin

Patrik Dibrani është i zemëruar me mënyrën si fansat e Arsenalit janë duke u sjell me mesfushorin Granit Xhaka.

11:37
Foto/Shërbimi i varrimit me koncesion, varrmihësit e Napolit bëjnë protestën makabër

Tre arkivole dhe dy kufoma të rreme. Me këtë protestë makabër të organizuar para selisë së Bashkisë së Napolit varrmihësit treguan mosmarrëveshjen e tyre me pushtetin lokal.

11:27
Interes për Serie A- Rritet numri i tifozëve në stadium

Interesi për të ndjekur ndeshjet e Serisë A në shkallët e stadiumeve është rritur ndjeshëm në futbollin italian.

11:20
Aksident në Itali/ Humb jetën shqiptari 38-vjeçar, baba i 3 fëmijëve

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një automjet, përplasje kjo që rezultoi fatale.

11:18
Operacioni në Danimarkë/ Sekuestrohen 3 milionë euro nga aktivitetet kriminale, 4 në pranga

3 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

11:12
Barcelona – Valladolid, formacionet e mundshme

Barcelona do të presë sonte në “Camp Nou” Real Valladolidin

11:11
Interi kërkon fitoren ndaj Brescia për t’u rikthyer në vendin e parë

Sot luhen dy ndeshjet e para të javës së 10-të në Serie A.

11:09
Gjilan, shkatërrohen ndërtimet pa leje

Komuna e Gjilanit nëpërmes një komunikate bën të ditur se Drejtoria e Inspekcionit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

11:09
“Ndërhyrje të huaja në proceset elektorale dhe dezinformim”, reagon grupi i PS-së me një projektrezolutë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka paraqitur kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit një projektrezolutë “Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”

11:08
Kosnett nxit LVV-në dhe LDK-në për qeveri më të shpejtë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë sundimi i ligjit

11:05
Sot në Romë takohen kryeministrat Zaev dhe Konte

Sot, në Romë të Italisë do të realizohet takimi ndërmjet kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologut të tij nga Italia, Xhuzepe Konte

11:03
Aksidenti tragjik në Lushnjë/ Flet dëshmitari: Ishte tmerr, ambulanca erdhi pas 50 minutash

Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.

11:00
“Bregdeti i Sarandës dhe Butrinti me 4 palë pronarë”, Artan Lame: Edhe në Spille u zbulua një skandal

Në një konferencë për mediat, kreu i Kadastrës, Artan Lame tregoi disa gjetje skandaloze me pronat në bregdet. “Edhe bregdeti i Sarandës është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, ku sot del me pronarë. Nga sondazhet na del me mbivendosje për 4 pronarë për të të njëjtën tokë”, tha Lame.

10:57
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut në prill të 2021

Enti Shtetëror i Statistikave propozoi sot që Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të bëhet në prill të 2021, ndërsa Ligji për regjistrim të miratohet para formimit të Qeverisë teknike.