Një ushtar francez ka vdekur ndërsa ishte në operacione në Burkina Faso, tha Ministria Franceze e Forcave të Armatosura në një deklaratë të hënën.

Ministria tha se shkaqet e vdekjes së rreshterit Morgan Henry ishin të panjohura për momentin dhe se ka nisur një hetim për këtë ngjarje.

Franca ndërhyri në rajonin Sahel, në jug të Saharasë, në vitin 2013 për të larguar militantët që kishin kapur e veriun e Malit vitin e kaluar.

Top Channel