Komuniteti në Britani mobilizohen në shpëtim të ‘PUB’-eve

16/02/2020 21:12

Pabet tradicionale britanike mund të duken si një pjesë e pandryshueshme e panoramës.

Por, pas më shumë se një shekulli në biznes, Ye Olde Cross, në Ryton, Anglinë veriore, u mbyll në 2018. Në vend që të humbisnin institucionin e fshatit të tyre, banorët lokalë u ngritën ta shpëtonin dhe tani po punojnë për ta  përmirësuar.

Ne mblodhëm mjaftueshëm para për të blerë godinën, por jo vetëm kaq. Ne vendosëm që të përpiqeshim të bënim sa më shumë që mundeshim për ta mbajtur gjallë atë”

Banorët po bëjnë çfarë munden me shpresën që të ndalin një tendencë që ka bërë që më shumë se një e katërta e pabeve të Britanisë të mbyllen që nga 2001. Ata  investuan 150 mijë paundë që të bëheshin aksionerë. Nëse biznesi do të bëhet fitimprurës sërish ata shpresojnë të fillojnë të ndajnë dividentët. Por, për momentin kjo shkon përtej parave.

Është mirë të kesh ku të shkosh dhe të pish një gotë birrë, pas pune.”

Të rinjtë, konsumojnë më pak alkool se më parë dhe pabi po përpiqet të përshtatet duke u bërë edhe një qendër komunitare për joga, libra, punë me shtiza dhe aktivitete të tjera. Ky model është bërë popullor dhe më shumë se 100 pabe në Britaninë e Madhe e kanë aplikuar atë. Deri më tani, të gjithë ata ia kanë dalë të qëndrojnë në biznes pasi modeli tradicional i biznesit ka dështuar.

Top Channel