Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në  Twitter lidhur me takimin në Bruksel ndërmjet liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të ri të institucioneve evropiane.

Thaçi shprehet se BE duhet të mbajë premtimin për qytetarët e Kosovës ndërsa edhe ai konfirmon se në takim diskutohet për mundësinë përshpejtimit të zgjerimit të BE.

“Është mirë të shoshësh liderët e ri të BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor, në takimin joformal të organizuar nga presidenti i KE-së. Theksova se BE-ja duhet të investojë në ndërtimin e besimit në Kosovë përsëri, duke lejuar liberalizimin e vonuar të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan ai.

Top Channel