Dëmet nga tërmeti/ Rama dhe Von der Leyen firmosin marrëveshjen e grantit 15 milionë euro për Shqipërinë

17/02/2020 14:33

Kryeministri i vendit Edi Rama ka firmosur marrëveshjen e Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Firmosja e kësaj marrëveshje është bërë në Bruksel, ku po mbahet edhe konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.

Në këtë konferencë janë mbledhur mbi 100 shtete të cilët do të njihen me situatën e krijuar në Shqipëri  pas tërmetit të 26-nëntorit.

Top Channel