Fier/ ‘Dum Dumi’ përplaset me makinën nga shpejtësia e lartë, plagoset shoferi

17/02/2020 13:34

Fier- Një 60- vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një ‘triçikli’ me një makinë tip ‘Volkswagen’. Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 12:30 në qytetin e Fieri në vendin e njohuri si Depoja e Ujit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Agron Cobo i cili drejtonte triçiklin. Pas aksidentit ai është dërguar në spitalin rajonal të Fieri dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të triçiklit nga ana e 60-vjeçarit. Makina ‘Volkswagen’ po vinte nga Fieri dhe nuk mundi ta shmangte. Ndërkohë në vendngjarje shkoi policia dhe një zjarrfikëse.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel