Rama nga Brukseli: Shpresoj që metodologjia e re të jetë platformë mirëkuptimi për BE, nesër është ditë e madhe për Shqipërinë

16/02/2020 20:48

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një prononcim për mediat nga Brukseli para nisjes së tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se të gjitha vendet janë ulur me vështirësi sot, çka do të thotë se rruga e Shqipërisë për të hyrë në BE nuk është e lehtë.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel. Kështu është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë kaq e lehtë.  Por në të njëjtën kohë jemi mirënjohës për presidentin e KE dhe për të gjithë këtu që janë duke u përpjekur që të shtyjnë një hap para procesin. Në të njëjtin kohë jemi të interesuar që të shohim metodologjinë  e re. Që shpresoj do të rezultojë si platforma e mirëkuptimit  brenda shteteve anëtare. Në të njëjtën kohë Shqipëria ka ditën e madhe nesër. Sepse kemi konferencën e donatoreve pas tërmetit dhe shpresoj shume se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet për të ecur përpara me rindërtimin.” tha Rama.

Top Channel