Gati për ta shitur, tre shqiptarët kapen me 178 qese kokainë

15/02/2020 17:10

Tre shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë pasi janë kapur me 178 qese me kokainë të paketuar dhe të përgatitur gati për shitje. E gjithë droga sipas mediave italiane kapte një sasi prej 2 kg.

Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë të moshave 41, 43 dhe 27 vjeç.

Droga shqiptarëve u është gjetur pas kontrolleve në banesat që jetonin. Së bashku me lëndën narkotike shqiptarëve u janë sekuestruar edhe një sasi eurosh të cilat mendohet se vinin nga aktiviteti kriminal.

Top Channel