Tritol administratorit të Vllaznisë/ Suad Liçi: Nuk kam konflikt me njeri, ndoshta lidhet me detyrën

16/02/2020 12:47

Mëngjesin e sotëm, administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi njoftoi policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, kishte konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshonte se mund të kishte lëndë plasëse.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave, ndërsa ky kërcënim për Licin vjen pak orë para se Vllaznia të ndeshet me Teutën këtë pasdite në Durrës.

Për më tepër ndiqni lidhjen direkte me gazetarin tonë Klodian Zhivani.

Top Channel