E shtunë, 12 Tetor 2019
21:39
UEFA mund të hapë procedim disiplinor ndaj Turqisë

Vjen dhe reagimi i UEFA-s për përshëndetjen ushtarake të futbollistëve të Turqisë në momentin e festimit të golit të fitores ndaj Shqipërisë, të premten në mbrëmje.

21:26
Pezullohet polici pasi “arrestoi” vajzat e Playboy

Një polic në Majemi të SHBA-ve është pezulluar nga detyra dhe po hetohet për shkelje pasi është parë në një video instagrami të Playboy duke aktruar sikur po arreston modelet gjysmë të zhveshura.

21:16
VIDEO/ Parashutisti përplaset me shtyllën, turpërohet para mbretit

Një parashutist u vu në vështirësi gjatë paradës së Ditës Kombëtare të Spanjës të Shtunën (12 Tetor) pasi bëri një ulje të keqe, duke u përplasur me një shtyllë drite duke mbetur pezull për disa momente.

20:50
Sekretet e shqiptarëve të Krajës. Si po shuhet me dhunë gjithçka shqiptare?

Fakte tronditëse të sllavizimit me përdhune të shqiptarëve, të objekteve të tyre të kultit, historisë së Balshajve dhe gjithçkaje tjetër lidhet me ta…

20:45
Ti Raporton/ Plazh në mes të tetorit në Golem

Vera ka përfunduar prej kohësh, por temperaturat e nxehta vazhdojnë. Banorët e Golemit kanë gjetur një mënyrë shumë të mirë për të kaluar ditën, duke bërë plazh.

20:17
Ti Raporton/ Makina përfshihet nga flakët në autostradën Lushnjë-Fier

Një qytetar ka dërguar një video në rubrikën ‘Ti Raporton’ në Top Channel, ku një makinë ka marrë flakë në autostradën Lushnjë-Fier.

20:14
Veterani britanik që luftoi ISIS me kurdët akuzon Trump: “Tetë britanikë dhanë jetën kot”

Një ish bankier britanik i cili ka shërbyer në ushtri duke luftuar ISIS-in përkrah kurdëve në Siri, thotë se duke i braktisur në dorë të Turqisë, Trump po tradhton jo vetëm ata, por edhe britanikët që dhanë jetën duke luftuar bashkë me ta.

20:00
Gatimet dhe ushqimi tradicional shqiptar i pa zëvendësueshëm në asnjë vend të botës…

I ftuar në emisionin “Diaspora” në episodin e rradhës është profesor Nikolla Qafoku. Profesor Qafoku u zhvendos në Amerikë në vitin 1994 si Fulbright Scholar në Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror të Virxhinias.

19:48
Makinat jashtë standardit/ Makinat dhe mjetet e transportit publik ndotin me gazrat që çlirojnë

Në rrugët e vendit tonë, qarkullojnë me mijëra automjete çdo ditë dhe kryesisht në qarkun e Tiranës dhe Durrësit ku jeton 1/3 e popullsisë së vendit.

19:45
Gjanica, lumi më i ndotur/ Ndryshimet në kodin penal, për ndotjen deri në 3 vite burg

Lumi Gjanica, është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri pasi del nga burimi ai ndotet nga mbeturinat  e naftës dhe nënprodukteve të saj. Një ndotje e tillë më ndryshimet e Kodit Penal dënohet me tre vjet heqje lirie.

19:40
Raundi III i regjistrimeve/ Nisin të hënën nëpër universitete, mbyllen në 31 tetor

Për herë të parë këtë vit do të këtë një fazë të tretë regjistrimi të maturantëve për në universitet, përmes formularit A4.

19:32
“Kokainë dhe alkool para krimit”/ Dosja e prokurorisë për ngjarjen e Kavajës dhe kërkesat për arrest me burg

Prokuroria kërkon arrest me burg për Bledar Tocin, shefin e sigurisë në burgun e Durresit, të arrestuar pas ngjarjes në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Hoxholli.

18:56
Përfshihet në sherr, humb jetën 29-vjeçari – VIDEO

Braziliani 29-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi dyshohet se është sulmuar para një dyqani, një goditje brutale që e la në gjendje kome për 12 ditë.

18:56
Danimarkë-Zvicër, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë midis Danimarkës dhe Zvicrës me rezultatin 0-0, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

18:47
Kylie Jenner sulmohet për “harqet anormale”

Kylie Jenner postoi disa foto të reja në rrjetet shoqërore, por u sulmua ashpër nga komentuesit, të cilët ia quanin harqet e trupit anormale.

18:46
Tensione në Breshia-Vojvodina, flamuri i Shqipërisë ‘tërbon’ serbët

Breshia-Vojvoda ishte thjesht një ndeshje miqësore përpara se të niste takimi, por nuk përfundoji si e tillë, më saktë nuk përfundoji fare pasi u ndërpre në minutën e 53.

18:36
Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emërojë sekretarin e ri javën që vjen.

18:28
Pas tajfunit, Japonia goditet edhe nga tërmeti i fuqishëm

Shtatë milion njerëzve u është thënë që të evakuohen në Japoni, pasi parashikohet që një tajfun akoma më i fortë se ai i pari mund të godasë vendin.

18:26
SHBA, shembet hoteli në qendër të qytetit (Video)

Ndërtesa e hotelit “Hard Rock” në qendër të Nju Orliënsit, SHBA, është shembur sot duke shkaktuar disa të plagosur.

18:05
“Hakmerret” Liam Hemsworth! Lë Mileyn dhe lidhet me…

Miley Cyrus tronditi fansat e saj kur deklaroi se i kish dhënë fund martesës me Liam Hemsworth, duke bërë më pas publike lidhjet me Kaitlyn Carter dhe së fundmi edhe me Cody Simpson.

17:58
Tërmet 4.5 ballë në detin Jon

Një tërmet 4.5 ballë ka rënë ditën e sotme në detin Jon. Edhe pse ka qenë i një magnitude shumë të fortë, lëkundjet janë ndjerë shumë pak rënë shumë larg bregut.

17:38
Irani thotë se është i gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite

Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Arabinë Saudite, me ose pa ndihmën e ndonjë ndërmjetësuesi, tha sot Ministria e Jashtme e Iranit.

17:11
Ndërron jetë producenti Reg Watson

Producenti i njohur Australian, Reg Watson ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

16:54
KOSOVË/ KQZ pa vendim për 4000 vota të emigrantëve

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor. E vendim nuk ka marrë as për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës.

16:47
Sulm në Nju Jork, katër të vdekur e tre të plagosur

Katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë të ndodhur në Brooklyn.

16:43
Macron-Turqisë, të ndalë ofensivën ushtarake. Të shmanget çdo ripërtëritje e ISIS-it

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik.

16:39
Albin Kurti: Ja çfarë duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë në të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

16:31
Japonia goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 60 vitet e fundit

Miliona vetë në Japoni janë këshilluar të lënë shtëpitë e tyre me afrimin e tajfunit të fuqishëm Hagibis, i cili ka bërë që të anulohen dy ndeshje për Kupën e Botës në regbi dhe mbi 1,600 fluturime.

16:29
Arrestohen pesë punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura

Policia e Korçës me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ka arrestuar 10 persona për akuzat “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

15:53
Tifozja e Milanit “çmend” rrjetin (Foto)

Vazhdojnë pozat seksi për modelen Elisa Scheffler që pushimet e saj i ka ndarë mes liqenit të Gardës, Malit të Zi dhe Ibizas.

15:31
Delegacioni i deputetëve gjermanë në Kosovë e Serbi

Kosovën dhe Serbinë e viziton këto dite delegacioni i deputetëve gjermanë nga nënkomisioni për parandalimin e krizave. kryetari i tij, deputeti i „Të Gjelbërve“ Ottmar von Holtz, rrëfeu për DW, çfarë presin pas kësaj vizite nga të dyja vendet.

15:15
Sigurimi 10 vjeçar i ndërtesave të reja/ Ndërtuesit në parim dakord

Vendosja e sigurimit të detyrueshëm me një afat 10 vjeçar për ndërtesat e reja nuk është pritur mirë nga kompanitë e ndërtimit, edhe pse parim ato janë dakort.

15:13
Protesta “Rebelimi kundër shfarosjes” zhvendoset në Australi

Protestuesit e “Rebelimit kundër shfarosjes”, të cilët manifestojnë për të mos lejuar vazhdimin e ndryshimit të klimës, kanë organizuar një paradë lakuriq në Melburn, dhe u lyen me ngjyra për të dhënë mesazhet mbi trupat e tyre.

15:11
Policë burgjesh të pakorruptuar, Top Channel zbardh projektligjin për strukturën e posaçme që do të ruajë ’41 Bis’

Ministria e Drejtësisë kërkon, në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, që të ngrihet struktura e Posaçme e Policisë së Burgjeve, e cila do të shërbejë në regjimin e ashpër 41 Bis.

15:07
Maratona e Tiranës, sot dhe nesër lini makinën në shtëpi!

E diela shënon një ditë të rëndësishme për të gjithë ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e gjysmë-maratonës, por për ata që e konsiderojnë thjesht ditë pushimi, Bashkia e Tiranës u kërkon mirëkuptimin, pasi disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, jo vetëm për automjetet por edhe për këmbësorët.

15:05
“Shuplaka” për aftësinë e kufizuar/ OKB 25 rekomandime Shqipërisë, të rishikojë legjislacionin

Shqetësimet e deri më tanishme të personave me aftësi të kufizuara i kanë mbërritur qeverisë shqiptare në një raport dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, i OKB.

15:03
Beteja 3 mujore e të riut me Hepatit C, rifiton rimbursimin

Në fund të qershorit të këtij viti ne sollëm në vëmendjen e shikuesve tanë, rastin e Uliksit, djalit nga Tirana, i prekur me hepatitin C.

15:02
Anija më e madhe që kalon në ngushticën më të vogël

Vetëm një metër e ndante anijen nga secila anë, dhe udhëtarët mund të zgjasnin dorën e të kapnin shkëmbinjtë.

15:00
Kjo e shtunë në “Shiko kush Luan” mund të quhet puntata e të vërtetave

Nuk është e thënë të mos dilni nga shtëpia të shtunave, thjesht shtyjeni pas “Shiko kush Luan” dhe ka gjithmonë arsye për këtë.

14:56
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht

Një nga metodat më tue mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.

14:55
Preshi shqiptar – vlerat për shëndetin dhe pse duhet ta konsumoni

Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme.

14:53
Gjashtë ushqimet që konsumoni çdo ditë por që dëmtojnë veshkat

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve.

14:50
Skandali me produktet, zvogëlohen përmasat dhe peshat

Anglezët e quajnë “shkrinkflation”, nga fjala “shkrink”, apo “tkurrje”; ky është fenomeni i ri që po hedh rrënjë ngadalë dhe si pa u kuptuar: është mënyra sesi të rritet çmimi i produktit pa i rënë në sy konsumatorit.

14:45
Tërmet dhe përmbytje njëherësh, dy goditje brenda ditës

Bashkë me përmbytjet, një tërmet i magnitudës 5.3 ka shkundur Japoninë, teksa vendi përpiqet t’i bëjë ballë stuhisë më të fuqishme në 60 vitet e fundit.

14:40
Reja: S’jam i zhgënjyer për lojën, mëkat që humbëm në minutën e 90

Kombëtarja shqiptare mori një humbje të pamerituar ndaj Turqisë në Stamboll që e la atë jashtë Evropianit të vitit të ardhshëm.

14:19
Emery drejt shkarkimit. 152 mln paund për Champions League

Unai Emery rrezikon ta mbyllë aventurën me Arsenalin para përfundimit të kontratës nëse dështon për të rikthyer skuadrën londineze në Ligën e kampioneve.

14:12
“Më pëlqen të paguhem për të vrarë”, rrëfehet vrasësja e karteleve

Një vrasëse me pagesë që punon për kartelet e drogës, dhe që i ka dhënë vetes emrin “Djalli”, ka treguar se si i pëlqen të vrasë njerëz, përfshi gra shtatzëna.

13:59
Nobeli për Handke, Akademia Suedeze: Përzgjedhjet i bëjmë mbi baza letrare, jo politike

Pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, foli dhe Akademia Suedeze.

13:59
Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për “Libra”

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.

13:56
Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” albanologët kinez

Gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar ditën e djeshme në Presidencë, Meta ka dekoruar me titullin “Naim Frashër” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë.

13:36
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare vrapojnë në garën “Fun Run”, nesër Maratona e Tiranës

Në edicionin e saj të katërt, Maratona e Tiranës erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë “Fun Run”. Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër.

13:17
Punimet në Orikum-Palasë, bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve

Për një javë rresht duke nisur nga sot në mbrëmje, aksi Orikum-Palasë do të bllokohet në mbrëmje për lëvizjen e mjeteve. Arsyeja është ndërtimi i rrugës.

13:13
Tensioni në Siri/ Nën breshërinë e armëve të turqve jo vetëm kurdët, por edhe ushtarët amerikanë

Për herë të parë që prej nisjes së operacionit në very të Sirisë, nën breshërinë e armëve turke kanë përfunduar edhe ushtarë amerikanë.

13:11
Shqiptarët në Londër kishin 2000 klientë, u shisnin kokainë

Një grup kriminal shqiptarë në Londër që shiste kokainë, iu zbulua përmes telefonave se kishin 2.000 klientë.

13:09
“Unaza e Re”, PD padit kreun e Policisë Tiranë: Veprime të jashtëligjshme dhe kriminale

Partia Demokratike ka paditur në Prokurori drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, pas tensioneve ditët e fundit në zonën e Unazës së Re.

13:06
De Biasi mbetet pa punë. Claudio Ranieri shkon te Sampdoria

Tratativat mes trajnerit veteran Klaudio Ranieri dhe skuadrës së Sampdorias pësuan shumë oshilacione në javët e fundit, mes joshjes së teknikut për tu rikthyer në diskutim dhe kërkesave që skuadra nga Liguria i cilësonte të parealizueshme.

13:01
Gjurmë Shqiptare/ Asimilimi i shqiptarëve, deformim i historisë dhe braktisja e trojeve në Malin e Zi

Shqiptarë që deklarohen malazezë apo kroatë, ndërsa të tjerët, ata që ruajnë fort identitetin dhe rrënjët, janë të detyruar masivisht të largohen nga vendi i të parëve. Duket si një histori e largët, por që sot në fakt mund ta prekësh dhimbshëm vetëm pak km nga Shqipëria në zonën e Krajës mbetur në Mal të Zi që prej vitit 1878.

12:59
Macron flet për “krizë politike”/ Tensione pas rrëzimit të kandidaturës për komisioner në BE

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së ardhshme të Komisionit të BE-së, gjermanes Ursula von der Leyen.

12:52
Kërkimet arkeologjike në Drino, misioni shqiptaro-italian mbyllet me gjetje të rëndësishme

Është përmbyllur në Gjirokastër misioni i 14-të arkeologjik në luginën e Drinos, një bashkëpunim i arkeologëve shqiptarë dhe italianë i shtrirë këtë vit në tre site, Paleokastër, Antigone dhe Melan. Prof.Roberto Perna tha se gjetjet po çojnë drejt një tjetër këndvështrimi mbi të kaluarën antike të luginës. Misioni që këtë vit ka zgjatur më shumë se 5 javë është përmbyllur me disa gjetje të rëndësishme.

12:42
Lezhë/ Pas 3 dekadash me muze, do të ekspozohen objektet e mbyllura në magazinë

Lezha pas 30 vitesh do të ketë muzeun e saj. Objektet të cilat më parë ishin të mbyllura në magazinen e biblotekes se qytetit tashmë do të jenë të ekspozuara në muzeun e ri, që po ndërtohet në ambjentet e pallatit të kulturës.

12:29
Lotaria amerikane, fluks aplikimesh për pasaporta në Korçë

Dëshira e shqiptarëve për të lënë vendin vazhdon të mbetet e madhe dhe Lotaria Amerikane është një mundësi e mirë për ata që duan të largohen.

12:22
Teknologjia 5G, AKEP bën monitorimin e frekuencave, vitin e ardhshëm prova e parë

Shqipëria po përgatitet për futjen e teknologjisë 5G në telefoninë e lëvizshme. Hapi i parë është monitorimi i frekuencave nga AKEP, për përcaktuar më pas përdorimin e brezit. Do të ndiqet e njëjta procedurë si ajo me lirimin frekuencave nga transmetimet analoge. Në 2020 do bëhen provat e para, ndërsa televizoneve do u jepet në përdorim një brez i ri frekuencash, pasi ato aktuale do të përdoren për transmetimet 5G.

12:14
Plazh në tetor, çifti i gjermanëve që pushon në Zvërnec

Edhe pse jemi në mes të muajit tetor, plazhet e Vlorës vazhdojnë të frekuentohen për shkak të motit të qëndrueshëm e me diell. Në plazhin i Zvërnecit mes pushuesve të paktë, ishin edhe një çift të moshuarisht nga Gjermania. Ata prej 15 ditësh po shijojnë ditët e ngrohta të tetorit me kamperin e tyre në plazh.

12:01
Degë të reja, rezultate historike… Banka OTP Albania krejtësisht në linjë me strategjinë e njoftuar për zgjerim dhe zhvillim!

Banka OTP Albania njoftoi hapjen e degës së saj më të re në Tiranë si pjesë e planit të saj ambicioz të zgjerimit për të arritur dhe shërbyer më shumë klientë dhe për të zgjeruar aktivitetin e biznesit.

11:31
Të njohim autizmin!

Çrregullimet e spektrit të autizmit, sipas statistikave të viteve te fundit prekin 1 në 160 fëmijë.

11:22
Disa pikë më shumë në Nations League do i çonin kuqezinjtë në ‘play-off’

Tashmë që eliminatoret po shkojnë drejt fundit dhe pak nga pak po zbulohen të gjitha skuadrat që janë pranë kualifikimit në Euro 2020, është mëse e qartë edhe se cilat do të jenë kombëtaret që do të marrin pjesë në fazën play off të Nations League për të përcaktuar 4 ekipet e fundit që do të jenë pjesë e fazës finale të Euro 2020.

11:15
Linjë ajrore Tiranë-Lamezia, projekti diskutohet nga Meta dhe zyrtari italian

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe veçanërisht me këtë rajon.

10:56
Basha për ‘The Irish Times’: Çështjet e korrupsionit të lartë, shmangen nën ndikimin e qeverisë

Ndonëse thotë se shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, kryeopozitari Lulzim Basha, në një prononcim për ‘The Irish Times’, rendit një sërë problemesh që mund t’i bëhen pengesë vendit.

10:44
Negociatat/ Edi Rama: Nuk jam optimist

Kryeministri Edi Rama nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Evropian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

10:37
Fotoalbumi, ndryshimet në Durrës dhe Kavajë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga investimet që po kryehen në vijën bregdetare të Durrësit dhe Kavajës.

10:24
60 vjeçari bie në pranga, ishte në kërkim për shkak të dënimit me 5 vite burg

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Kujtim Brahushaj, 60 vjeç, banues në fshatin Drithas.

10:18
“Deutsche Welle” për Shengenin e Vogël: Ideja e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

Shengeni i vogël në Ballkan ide e mirë: ua lehtëson jetën edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Megjithatë problemi qëndron në marrëdhëniet e Beogradit në njërën anë, dhe Tiranës e Shkupit në anën tjetër.

10:00
Ministria e Jashtme e Kosovës: Të rishqyrtohet çmimi Nobel për Handke

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur “shqetësimin e thellë për ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarit austriak, Peter Handke”

09:49
Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe rezultatet, ndërsa një nga futbollistët që kanë shkëlqyer më së shumti gjatë 7 javëve të para ka qenë talenti 22-vjeçar Gaetano Castrovilli.

09:37
Edhe tre të tjerë të arrestuar te “Unaza e Re”, bllokuan rrugën për protestë

Ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar, të cilët protestojnë duke bllokuar rrugën në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.

09:25
Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Meta tregon përgjigjen e Konsullit

Presidenti Ilir Meta është takuar me Aldo Marinon, konsull nderi i Shqipërisë në Kalabri, i cili është arbëresh.

09:19
Dy të rinj arrestohen dhe procedohen, iu gjetën kokainë dhe kanabis

Një i ri i moshës 18 vjeç, banues në Milot, është arrestuar nga Policia pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e iu sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë. I arrestuari është shtetasi me iniciale S.H., 18 vjeç.

09:11
Tajfuni ‘Hagibis’ godet Japoninë, një i vdekur. Shpejtësia pritet deri në 215 km/h

Tajfuni më i fuqishëm i vitit ‘Hagibis’ ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit. Raportohet se një person ka humbur jetën si pasojë e tajfunit dhe pesë të tjerë janë plagosur.

08:56
Ermonela Jaho mahnit Barcelonën, mediat: Është një zë i shkëlqyer

Vepra ‘Turandot’ e Giacomo Puccini është vendosur në skenën e Operas së Barcelonës nga një grup artistësh, midis tyre edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Performanca e Jahos ka qenë e një niveli shumë të lartë dhe kjo është raportuar në mediat spanjolle.

08:42
Bashkia Skrapar shkarkon 80 punonjës. Të larguarit: Jemi hequr me motivacione absurde

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka shkarkuar nga puna rreth 80 punonjës të administratës së bashkisë. Shkarkimet nga puna kanë vijuar gjatë gjithë muajit shtator e në vijim, me motivacione nga më të ndryshmet.

07:57
Vrau gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet ‘monstra’ franceze

Policia e Skocisë ka arrestuar një francez në aeropotin e Glasgow pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap sapo mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Parisi.

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:16
Parlamenti Europian kërkon një strategji më të fortë të BE-së ndaj ndikimit rus

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën bën thirrje për një strategji më të fortë të BE ndaj ndikimit rus. PE e quan Rusinë burim kryesor të dezinformimit në Evropë, ndaj edhe kërkon një strategji më të ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje.

06:51
Ofensiva e Turqisë, rritet numri i viktimave kurde në Siri

Viktimat po shtohen ndërsa Turqia vazhdon me ofensivën e saj ndër kufitare në zonat e kontrolluara nga kurdët, në Sirinë veriore.

06:13
Kërcënimi i Turqisë me refugjatët, do të lejojë fluksin drejt Greqisë, Athina i kërkon ndihmë NATO-s

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje NATO-s, që të shtojë numrin e patrullimeve detare në Egje, pasi Turqia ka kërcënuar se do të lejojë një fluks të ri të migrantëve që të shkojnë në Greqi.

05:50
SHBA-ja dërgon trupa shtesë në Arabinë Saudite

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se po dërgojnë më shumë trupa dhe pajisje ushtarake në Arabinë Saudite, pas një sulmi të muajin e kaluar mbi objektet e naftës. Për këto sulme zyrtarët amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar Iranin.

04:29
NATO i bën thirrje Turqisë të ushtrojë vetëpërmbajtje

NATO-ja po nxit Turqinë që të ushtrojë vetëpërmbajtje në inkursionin në Sirinë verilindore.

03:07
Foto/ Paris, piktori francez përkujtohet në muze me balet, spektakël për Edgar Degas

Muzeu d’Orsay në Paris ka bashkuar forcat me Baletin e Operas për një performancë impresionuese që në thelb ka pikturat e artistit francez Edgar Degas, dhe portretet e tij të famshme të balerinave.

02:12
Festivali i dritave në Pragë, artistët mblidhen për 30-vjetorin e revolucionit të kadifenjtë

Praga është ndriçuar mbrëmjen e të enjtes me një pafundësi ngjyrash, në festivalin e dritave që ka hyrë kështu në edicionin e shtatë të tij.

01:35
Vuçiç: S’ka ofertë për ndarje, Kosova dhe Serbia, një zgjidhje gjithëpërfshirëse për konfliktet në rajon

Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk i ka ofruar Beogradit asgjë në lidhje me Kosovën, se ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar atë, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.

00:43
Pas Komisionit të Venecias/ Rama: Tre përfundime që konfirmojnë pa ekuivok drejtësinë tonë, Presidenca: Zero shkelje të Kushtetutës

Komisioni Venecias në seancë plenare diskutoi dhe miratoi opinionin pas kërkesës së kuvendit të Shqipërisë në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.

00:12
Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Thomas Strakosha ishte ai që gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, ndërsa pas përfundimit të takimit u pa i përlotur, por gjeti menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e shokëve të skuadrës.

E premte, 11 Tetor 2019
23:54
Turqia bombardon gabimisht zonën e trupave amerikane

Turqia ka bombarduar “gabimisht” forcat speciale amerikane në SHBA, pak ditë pasi Trump u dha urdhër forcave të vendit të tij të tërhiqen nga rajoni. Nuk ka pasur të plagosur dhe artileria ka rënë pak qindra metra larg stacionimit të trupave amerikane, sipas CNN.

23:52
Humbja kundër Turqisë/ Flet Edi Reja: Bëmë ndeshjen perfekte, humbja është një mëkat

Ashtu si futbollistët, edhe trajneri i Shqipërisë Edi Reja e kishte të vështirtë të pranonte humbjen ndaj Turqisë, ndërsa në intervistën e dhënë për Supersport, tha se nuk kishte asnjë vërejtje për mënyrën se si luajtën futbollistët e tij.

23:40
Kishte dy raste të pastra shënimi: Manaj: Mbrojtësi turk më prishi koordinimin

Rey Manaj kishte në këmbët e tij disa herë mundësinë për të shënuar golin që do të na jepte fitoren ndaj Turqisë, por gaboi në mënyrë të pabesueshme dhe në fund kuqezinjtë u ndëshkuan duke dalë pa pikë nga transferta e Stambollit.

23:28
Memushaj: Jemi të zhgënjyer, nuk e merituam humbjen

Nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen minimale në Stamboll, kapiteni i kuqezinjve Ledian Memushaj, që në intervistën e dhënë për Supersport pranoi se mënyra se si erdhi kjo disfatë, solli mërzitje te të gjithë futbollistët.

23:06
Meta: Pavarësisht një goli shtrembaluq, Kuqezinjtë shkëlqyen sot

Pas humbjes së kombëtaresnë Turqi, Presidenti Ilir Meta shkruan se ekipi kuqezi shkëlqeu sot gjithsesi/

23:04
Ronaldo super gol në fitoren e Portugalisë

Portugalia ka mposhtur me rezultatin 3-0 Luksemburgun dhe është ngjitur në kuotën e 11 pikëve pas pesë ndeshjeve të luajtura.

22:54
Franca mposht Islandën, vendi i tretë akoma në lojë

Pas humbjes së Kombëtares me rezultatin 1-0 me Turqinë, me anë të një goli që erdhi si pasojë e një gafe në mbrojtje, lajmin e mirë na e sjell Franca.

22:49
Çekia mposht Anglinë

Çekia ka mposhtur Anglinë në ndeshjen e grupit A me rezultatin 2-1 dhe është ngjitur në krye me 12 pikë, po aq sa Anglia e cila ka një ndeshje më pak të luajtur.