E hënë, 13 Prill 2020
10:45
Shtetrrethim! Lokale të hapura apo abuzime me çmimet, policia vazhdon aksionin!

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e administratorëve të lokaleve dhe të njësive të tjera tregtare që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe të atyre që përfitojnë duke fshehur të ardhurat, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

10:37
Shpërthim i rasteve me CoVid-19/ Lamallari e Ardi Veliu ‘zbarkojnë’ në Shkodër

Për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Shkodrën e kanë vizituar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.

10:23
Covid-19, Andrea Bocelli rrëqeth botën! Miliona njerëz ndoqën performancën e tij të jashtëzakonshme

Rrugë të boshatisura, asnjë siluetë njerëzore apo gjurmë jete- kjo është panorama e trishtë e Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut.

10:17
Tornadot vdekjeprurëse godasin jugun e SHBA-së

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e disa stuhive që kanë nxitur tornado dhe përmbytje në disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

10:07
Mbi 22 mijë viktima në SHBA/ Covid-19, Trump: Po e fitojmë luftën

Në ditën e Pashkëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përcolli një mesazh te amerikanët ku theksoi se festimi do të jetë shumë i ndryshëm nga ai i viteve të tjera, për shkak të pandemisë së Covid-19, por siguroi që kriza po kapërcehet.

09:54
Përplasje e trefishtë në Lushnje! Plagoset pasagjerja dhe drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Lushnje–Fier, ne vendin e quajtur “Gorre”.

09:40
Nuk u zbatuan rregullat e shtetrrethimit/ Ministri i Brendshëm turk merr përsipër fajin, Erdogani s’ia pranon dorëheqjen

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se tërhiqet nga posti, duke cituar incidentet e fundit gjatë orës policore të fundjavës, në pjesën më të madhe të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:30
Lufta kundër CoVid-19/ Koreja e Jugut do t’i dërgojë 600 mijë komplete testesh ShBA-së

Koreja e Jugut planifikon të dërgojë 600,000 kuti testimi të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Martën në dërgesën e parë të tillë pas një kërkese nga Presidenti i SHBA Donald Trump, raporton Reuters.

09:25
Ndërron jetë nga koronavirusi, miku i ngushtë i Donald Trump-it

70-vjeçari Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar sa u takon pasurive të patundshme në New York City, si dhe donatori republikan që themeloi Acown Acownitions, ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.

09:22
Koronavirusi, çështja Piemonte: pse do të bëhet rajoni i dytë më i prekur në Itali

Më 23 Mars, kur Emilia-Romagna arriti kulmin e çështjeve të reja të përditshme (+980) me covid-19, filloi një zbritje progresive në rajon.

09:13
Mbi 114,000 të vdekur nga koronavirusi! Shtohen thirrjet për ndalim të tregjeve të kafshëve të egra

Shefja e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitet, Elizabeth Maruma Mrema ka bërë thirrje për ndalim të tregjeve të kafshëve të egra, me qëllim të parandalimit të pandemive të reja në të ardhmen.

09:07
Durrës/ Thyejnë orarin e karantinës dhe konfliktohen me njëri tjetrin, 27-vjeçari godet me thikë dy vëllezërit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në territor për monitorimin e zbatimit të masave shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar në Sektorin Rinia, tre shtetas që kishin thyer orarin e karantinës dhe po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

09:05
Lezhë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, njk aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti.

08:58
CoVid-19/ Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve.

08:49
Koronavirusi dhe vapa – ç’rreziqe pritet të sjellë vera?

Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur kanë rënë në harresë. Por Evropa pret përsëri temperatura rekord këtë vit? Ekspertët shpjegojnë se çfarë rreziqesh shohin.

08:33
1.8 milion të prekur në gjithë botën nga CoVid-19/ Në Kinë alarm për kthimin e infeksioneve. Në SHBA mbi 22 mijë viktima

Ka më shumë se 1.8 milion raste të infektimit ( 1,853,357) në të gjithë botën dhe 114.215 vdekje. Vetëm Evropa ka mbi 75,000 viktima deri më tani.

08:20
Kina raporton rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus

Kina ka raportuar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus në pothuajse gjashtë javë.

08:10
Tërmet gjatë natës, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet është regjistruar në mesnatë në vend.

07:58
Zgjatet fasha orarit deri në 17:30! Në fundjavë ndalim qarkullimi nga e premtja në të hënë

Nga kjo e hënë e deri në një urdhër të dytë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi.

07:58
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për fillimin e javës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites do të shtohen dhe në zonat thella malore do rrisin mundesine e reshjeve të shiut.

E diel, 12 Prill 2020
22:53
Po bënte selfie, burri mbetet i varur në katin e 15 të një pallati

 “Selfi-et”, janë kthyer në një trend në rrjete sociale, aq sa shumë përdorues zgjedhin të rrezikojnë jetën e tyre, për të bërë një foto të “përsosur”.

22:40
​20.000 viktima nga koronavirusi në SHBA

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi sot se 525,704 raste të koronavirusit janë raportuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara.

22:27
FOTO/ Të zbukurosh rrugët me “Koronavirus”

Pikturat Grafite, ose e njohur ndryshe si “arti i rrugës”, është një nga kategoritë më të nënvlerësuara të artit. Megjithatë piktorët që e aplikojnë këtë art, bëjnë “magjira” në mure.

22:21
Efekti koronavirus, FIFA mendon për 3 sesione merkatoje!

Duke parë emergjencën nga koronavirusi që ka ndryshuar planet e të gjithë sezonit futbollistik, FIFA po mendon seriozisht për një sesion të tretë merkatoje për sezonin e ardhshëm. Ky sezon do të mbyllet në verë dhe për të mos prishur planet e klubeve që do të kenë shumë pak kohë për të përgatitur sezonin e ri, FIFA po mendon t’ua lehtësojë gjërat me një sesion të 3-të merkatoje përveç atij të verës dhe atij të dimrit. Lajmin e ka bërë të ditur James Kitching drejtor i rregullores futbollistike të organizmit më të lartë të futbollit FIFA.

21:48
VIDEO/ Italiani falenderon me lot në sy Suelën dhe Eduardin

Ogerta Manastirliu ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” një italian i cili falenderon dy infermierët shqiptar Suelën dhe Eduardin për punën e tyre.

21:38
Cellino sfidon Ligën: Nëse kampionati rifillon, Brescia nuk zbret në fushë

Presidenti i Brescias Massimo Cellino është shprehur kundër idesë së rifillimit të kampionatit Italian në fillim të muajit qershor, ashtu siç është duke u planifikuar aktualisht, pasi thotë se situate është ende e vështirë.

21:30
Vritet në shtëpinë e tij, futbollisti 20-vjecar nga Ekuadori!

Një lajm i rëndë vjen nga Ekuadori që trondit botën e futbollin. Ka humbur jetën në mënyrë tragjike futbollisti 20-vjeçar Eduin Espinoza i cili është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij.

21:21
Kishin vendosur që të martoheshin zyrtarisht por pandemia u prishi festën, fëmijët u bëjën surprizën

Kim-Marie Gerrard, 36 vjeçe dhe partneri Mark Tooth, 42 vjeç, kishin vendosur që të kurorëzonin lidhjen e tyre zyrtarisht këtë muaj, por për shkak të izolimit të krijuar si pasojë e koronavirusit, gjithçka mbeti pezull.

21:11
De Biasi: Po shkruaj libër për Shqipërinë

Gianni De Biasi nuk dëshiron ta harrojë kurrë eksperiencën e tij te kombëtarja shqiptare dhe për këtë arsye ka vendosur të shkruajë një libër për aventurën e tij kuqezi. Italiani e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

20:43
Përdorimi i tepruar i “photoshop”, Enca përfundon në mediat britanike

Tabloidi britanik “Daily Mail”, ka publikuar foton e disa përdoruesve të Instagramit që e teprojnë me “photoshop-in”.

20:21
Mamaja e Neymar në lidhje dashurie me një 22-vjeçar

Diçka shumë interesante ka ndodhur me në qendër të vëmendjes, Nejmarin dhe nënën e tij. Nëna e yllit brazilian, Nadine Goncalves, para pak kohësh u nda nga burri i saj, i cili njëkohësisht ishte edhe babai i sulmuesit të PSG-së, teksa nuk ka vonuar të gjejë edhe partnerin e ri.

20:04
Rama bëhet nostalgjik/ Publikon video nga perëndimi i diellit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka ndjerë nostalgji për bregdetin e Vlorës këtë pasdite, pamjen e të cilin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet perëndimi i diellit nga qyteti bregdetar.

20:00
Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde – për momentin

Nga Auron Dodi

BE ra dakord për masa të menjëhershme, që do të mbështesin financat publike, bizneset dhe individët të përballojnë krizën ekonomike për shkak të virusit Corona. Kredi të favorshme prej mbi 500 miliardë eurosh ofrohen kryesisht nga strukturat ekzistuese të BE:

19:49
Kur bukuria dhe ushtria bëhen bashkë

Ndonëse ushtria është konsideruar si një detyrë e posaçme për burrat, edhe gratë vitet e fundit po zënë një vend të rëndësishëm në këtë kategori.

19:40
Top Awards / “Një herë në jetë” e Cricket dhe Dafina Zeqiri, kënga me më shumë ngjitje këtë javë

Cricket dhe Dafina Zeqiri vetëm pak javë më parë publikun bashkëpunimin e tyre “Një here ne jete”, një ndër këngët e para të publikuara gjatë karantinimit.

19:12
Ylli Limani: Do të martohem pasi të mbarojë karantina

Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar këngëtari Ylli Limani. Gjatë fjalës së tij, Ylli tha se ndodhej në karantinë së bashku me familjen.

19:03
Ramsey: Ronaldo i jashtëzakonshëm, dua Championsin me Juven

Aron Ramsey iu bashkua Juventusin verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Arsenalin, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka treguar edhe arsyet që e shtynë t’u bashkohet bardhezinjve.

18:45
Mjekët dhe infermierët rrezikojnë stresin post-traumatik

Ata janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër koronavirusit. Shpesh punojnë natë e ditë, pa kursyer veten dhe pa u trembur nga rreziku që i rrethon ngado.

18:42
Luftoi CoVid-19 në Wuhan/ Paralajmërimi i mjekut kinez

Drejtori i spitalit që u ndërtuar në pak ditë për pacientët e koronavirusit në Wuhan, në kulmin e epidemisë në këtë qytet, sjell një paralajmërim të qartë për rreziqet e krizës me të cilën tani përballen vende të tjera. Wang Xinghuan thotë se koronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftrat botërore së bashku dhe qytete si Nju Jorku, duhet të bëjnë më shumë.

18:36
Libi/ Sulmohen depot mjekësore të një spitali nga forcat e Haftar

Militantët besnikë të udhëheqësit jolegjitim në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, kanë sulmuar depot mjekësore që i përkisnin një spitali në kryeqytetin Tripoli që trajtonte pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19).

18:34
Video/ Irma Libohova koncert ‘Live’ nga oborri i shtëpisë

Këto ditë vetëizolimi, si pasojë e virusit korona, të gjithë janë “sy e vesh” nga televizori. Ndonëse më shumë publiku është interesuar të njihet me të rejat më të fundit, në lidhje me sëmundjen, një muzikë e mirë do të ishte gjithmonë diçka e shkëlqyer.

18:32
“Receta” e ndarjes: Shkoni me partnerin/en në Festivalin e Coachella-s!

Në fillim vjen dashuria, pastaj Coachellla, e më pas ndarja?! Të paktën kjo duket si receta e prishjes së lidhjeve të çifteve të famshme.

18:22
Bie numri i viktimave në Itali/ Shifra më e ulët që prej 19 marsit

Italia ka publikuar bilancin e viktimave në 24 orët e fundit dhe numri është ulur ndjeshëm, ditën e sotme janë shënuar 431 viktima, 188 më pak se dje.

18:08
Përputhen/ Njihuni me çiftet që do të dalin në një takim javën e ardhshme

Ina dhe Geri, Edona dhe Vangjeli janë dy takimet që do të zhvillohen javën e ardhshme në rubrikën “Përputhen”. Ina ende vijon t’i qëndrojë besnike Gerit dhe ky i çiftit është i treti takim radhazi.

17:52
Video/ Albani i “Përputhen” pëson aksident, makina kthehet përmbys

Në puntatën e sotme në rubrikën “Përputhen”, u vu re mungesa e Albanit, njërit nga konkurentët. Ai nuk ishte pjesë e emisionit, pasi kishte pësuar një aksident automobilistik, por fatmirësisht pa pasoja. Ndërkohë aktualisht ndodhet në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Mirëpo, ai ndërhyri gjatë emisionit dhe u shpreh në lidhje me aksidentin.

17:49
Përputhen/ Sherr në studio për Antonetën mes tre djemve

Kur duket se Ina dhe Geri, janë drejt formimit të çiftit të parë në “Përputhen”. Nga krahu tjetër, Antoneta, është kthyer në “mollën e sherrit” të djemve. Brikeno, Andueli dhe Lulzimi, tre djem që Antoneta ka dalë më së shumti në takime, debatuan me tone të larta mes tyre.

17:46
Fjoralba Ponari vë “në siklet” Ylli Limanin, cilën këngë ia ke kushtuar asaj që të ka lënduar?

Sot në “E Diell” në Top Channel ishte i ftuar përmes lidhjes me skype këngëtari i dhjetra baladave të dashurisë, Ylli Limani. Një nga artistët më të kërkuar të momentit, u tregua tejet i çiltër kur foli për kohën që po kalonte në karantinë me familjen e tij.

17:38
Përputhen/ Çfarë ndodhi në takimin e Antonetës dhe Lulzimit?

Të gjithë mezi presim fundin e javës për të ndjekur rubrikën “Përputhen” në emisionin “E Diell”. Të papriturat, intrigat, debatet, sakarzmi, janë gjithnjë në fokus të kësaj rubrike. Një nga çiftet që publiku dëshiron që të përfundojnë bashkë është Antoneta dhe Lulzimi.

17:19
Top Awards: Ja cilët artistë të klasifikimit janë në Top Listën e karantinës

Pavarësisht efekteve negative që karantina ka shkaktuar, ka patur edhe gjëra pozitive. Së pari thuajse të gjithë po kalojnë disa ditë të mrekullueshme pranë familjarëve të tyre dhe së dyti artistët kanë vendosur të zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre familjare por edhe të gjenden pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale.

17:05
Hooper: Shtetet e Bashkuara janë mburoja ushtarake e Kosovës – mos e rrezikoni atë

Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Zoti Hooper thotë se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë – Serbi dhe nëse kjo nuk ndodhë rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojën ushtarake amerikane.

16:51
Mediat britanike: Manchester City gati të paguajë klauzolën për Lautaron

Lautaro Martinez po bën një sezon mjaft të mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe jo më kot kërkohet me ngulm nga Barcelona, që synon të krijojë të njëjtën dyshe sulmi si në kombëtaren e Argjentinës, bashkë me Lionel Messin.

16:48
Punonte me kinezë, vdes nga koronavirusi nëna e katërnjakëve “mrekulli”

Shabnum Sadiq, e njohur ndryshe si mamaja e katërnjakëve “mrekulli”, të cilët sipas doktorëve në vitin 2006, nuk mund t’i sillte dot në jetë pasi ishte e rrezikshme e duhet të mbante vetëm njërin prej tyre, por vendosi t’i mbante duke i lindur me operacion cezarian, ndërroi jetë disa ditë më parë nga koronavirusi.

16:39
Antoneta i “mbylli derën”, Mareni konkurenti i radhës që largohet nga Përputhen

“E Diell” e këtij sezoni padyshim që ka qenë një surprizë e bukur për publikun. Emisioni konsiston në disa rubrika dhe një ndër më të preferuarat është “Përputhen”. Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur, rubrika  ka në fokus takimet mes një djali dhe një vajze, me qëllimin përfundimtar krijimin e një çifti. Janë tre vajza dhe secila prej tyre, çdo javë, zgjedh njërin nga tetë djemtë për t’u njohur.

16:22
Numri i viktimave në Britani shkon në mbi 10 mijë, Boris Johnson lë spitalin

Numri i vdekjeve të lidhur me Koronavirusin në Britani u rrit në mbi 10,000 pas raportit të fundit, duke shënuar një moment historik në epideminë e vendit.

15:57
Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

15:49
Vendi i preferuar i miliona turistëve, kështu duket Holanda nën karantinë

Teksa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Holandë u rrit me 1.316 të shtunën, duke arritur në 24.413 në total i gjithë vendi është futur në karantinë në kuadër të masave kundër përhapjes së CoVid-19.

15:32
Kryediplomati gjerman: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

Berlini është zotuar për një përgjigje të fortë ndaj urgjencës shëndetësore në një kohë kur vendi merr përsipër presidencën e radhës të BE në korrik.

15:14
Merret vendimi, shkollat e Nju Jorkut të mbyllura deri në fund të vitit akademik

Koronavirusi ka bërë që autoritetet lokale në pothuajse gjithë Shtetet e Bashkuara, të marrin vendime të vështira nëse t’i rihapin shkollat këtë vit akademik apo jo.

15:06
Pashkët “në kohë koronavirusi”/ Si rrallë herë Katedralja e Shën Palit e boshatisur gjatë meshës

Besimtarët e krishterë sot kanë festuar Pashkët në një kohë jo të zakonshme për vendin dhe për botën për shkak të koronavirusit.

14:53
Zyrtarët e SHBA: Jemi afër pikut të pandemisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

14:51
Besimtarët shënojnë Pashkët nën hijen e koronavirusit

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 20,600, me mbi 530 mijë të infektuar.

14:48
Lajm i mirë për britanikët, Boris Johnson del nga spitali ku po kurohej për Covid-19

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka dalë nga spitali por nuk do të kthehet menjëherë në punë pasi ai vazhdon të shërohet nga koronavirusi, tha Downing Street.

14:38
Zenit zgjedh lojtarin e muajit dhe ia çon çmimin me dron (Video)

Izolimi për shkak të coronavirusit nuk e ndaloi klubin e Zenitit të Shën Petërburgut që të ndajë ashtu si zakonisht çmimin e lojtarit të muajit, që këtë herë shkoi për mesfushorin brazilian Malcom.

14:30
Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?

Më 2003, një koronavirus që ka vrarë një në 10 pacietë të infektuar, ka pasur origjinën në Kinë, mirëpo është shpërndarë edhe në shumë shtete tjera. Më pas, brenda tetë muajve të infektimit, ai është zhdukur papritur.

14:17
Shpresë nga Turqia/ Shërohet nga koronavirusi një 93-vjeçar

Recep Altundas nga Bursa e Turqisë, është 93-vjeçari i dytë turk që u shërua nga coronavirusi.

14:10
New York/ Në kohën e COVID-19, dyqanet e biçikletave janë biznese esenciale!

Kur dyqani më i vjetër i biçikletave në SHBA u hap për herë të parë, në New York gripi Spanjoll po bënte kërdinë.

14:03
Sportistët-OKB, mesazh shprese: Bashkë do të fitojmë!

“Nuk mund të dështojmë në ndeshjen e jetës sonë, bashkë do të fitojmë”-ky është mesazhi i shpresës i dhënë nga një sërë sportistësh të disiplinave të ndryshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqen e Zhvillimin e promovuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe që merr një domethënie të madhe në situatën aktuale teksa e gjithë bota po përballet me krizën e krijuar nga coronavirusi.

14:02
Qytetarët thyejnë karantinën dhe dalin për plazh, ndëshkohen nga policia

DURRËS- Edhe pse gjatë fundjavës në kuadër të rregullave kundër përhapjes së CoVid-19 Shqipëria është e izoluar, në Durrës ka pasur nga ata qytetarë të pabindur që kanë thyer karantinën.

13:55
Fati i 6 mijë tableteve/ Pa përgjigje nga ministria për përdorimin në pandemi

Projekti i Ministrisë së Arsimit për furnizimin me tableta dhe digjitalizimin e teksteve në 60 shkolla të mesme të vendit,i kushtoi buxhetit te shtetit 3.5 milionë euro.

13:44
Thyen karantinën për të luajtur futboll në pyllin e Sodës, ndëshkohen 10 “lojtarët”! E pëson edhe një polic

VLORË- Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

13:43
Shkon në 828 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Gjatë orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

13:41
Veliaj shpërndan pako ushqimore për disa familje të krishtera për Pashkë

Për shumë të moshuar në Tiranë, Pashkët kanë ardhur ndryshe këtë vit.

13:36
Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 400 mijë të shëruar

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903 dhe pritet të rritet nga ora në orë.

13:33
Ndërron jetë legjenda e Formula 1

Legjenda britanike e Formula 1, Sir Stirling Moss ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

13:23
Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Kosova është në krizë ekonomike, por pas pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, do të futet në një krizë edhe më të thellë, thonë ekspertë të fushës së ekonomisë.

13:15
SHBA kalon viktimat e Italisë, shpallet gjendja e emergjencës në 50 shtetet e saj

Për herë të parë në historinë amerikanë, 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e pandemisë Covid 19.

13:04
Lajm shpresëdhënës nga spitali Infektiv/ Shërohen plotësisht dy mjekët

TIRANË- Së fundmi dy mjekë të tjerë që ishin infektuar nga CoVid-19, janë shëruar plotësisht.

12:52
Legjenda e Liverpoolit fiton betejën me Covid-19, largohet nga spitali

Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, ka lënë ambientet e spitalit duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër Covid-19.

12:47
Kosovë: 117 persona dyshohen për shkelje të masave anti-COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 117 persona dyshohen se nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

12:40
Pogba: Nuk e kisha përjetuar kurrë në karrierë, pres me padurim…

Francezi Paul Pogba deklaroi se ka përjetuar një “zhgënjim” të madh për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur larg fushave të lojës për pjesën më të madhe të sezonit dhe pohoi se tani, që ndihet pranë rikuperimit të plotë, po mendon vetëm “për të luajtur përsëri” .

12:32
I aksidentuari me Covid-19 u mjekua tek spitali i Traumës, specialistja e ISHP-së: Merren masa për parandalimin e infeksionit

TIRANË- Specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, në përgjigje të interesin të medias ka konfirmuar se një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës pas një aksidenti të pësuar në Durrës.

12:18
Tjetër lajm i mirë/ Shërohet gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur me koronavirus në Shqipëri

Është shëruar gruaja e vetme shtatzënë që ishte prekur nga Koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik e cila u shpreh për mediat se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar.

12:13
Nuk ka paqe për Spanjën! Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Një tjetër ditë tragjike! Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi Covid-19, duke shënuar 619 vdekje të reja.

12:11
CoVid-19/ Artistët italianë bëhen bashkë për këngën e re dedikuar mjekëve e infermierëve

ITALI- Teksa shifrat e viktimave dhe të infektuarve me CoVid-19 rritet nga dita në ditë, në Itali artistë të shumtë i kanë kushtuar një këngë të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po përballen në vijën e parë më këtë virus.

11:59
Thirrja e OBSH: Bjellorusia të ndalë sportin!

Bjellorusia është ndër të paktat vende që po e zhvillojnë normalisht aktivitetet sportive pavarësisht pandemisë coronavirus.

11:58
Policia bën bilancin/ Thyen karantinën, gjatë 24 orëve gjobiten 262 persona! 3 të tjerë arrestohen…

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

11:53
Papa Francesku, mesazh shprese në kohë të zymtë: Mos bini pre e frikës

Papa Francesku, i kërkoi njerëzve të mos bien pre e frikës për koronavirusin duke u kërkuar atyre të jenë lajmëtarë të jetës në një kohë vdekjesh.

11:43
Rekordi i zi në SHBA, vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë

SHBA tashmë ka lënë pas Italinë duke regjistruar shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë.

11:43
Shifrat/ Cilët janë qytetet me më shumë raste të prekurish nga koronavirusi

Tirana vijon të jetë vatra më e madhe e personave të infektuar me CoVid-19 në Shqipëri.

11:36
Izraeli ashpërson masat në Jerusalem për shkak të COVID-19

Qeveria izraelite ka miratuar masa më të ashpra të karantinës në disa pjesë të Jerusalemit, përfshirë edhe pjesën historike të Qytetit të Vjetër, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në këtë qytet.

11:34
Rriten të prekurit nga koronavirusi, Rusia shënon “pikun” në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi u rrit me 2.186 brenda 24 orësh, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në 15,770, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rus TASS.

11:31
Shkon në 217 numri i të shëruarve në Shqipëri, 20 persona fituan betejën kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217. Të shëruarit janë në të gjitha grupmoshat.

11:26
Koronavirusi po i lë frutat … në pemë

Ka disa javë që shtypi grek, midis problemeve të tjera që ka shkaktuar koronavirusi, ka ngritur edhe çështjen e punëtorëve sezonalë në Greqi, sidomos të atyre që vijnë nga Shqipëria.

11:25
Masat për parandalimin e Covid-19/ Qeveria afgane liron 100 të burgosur talibanë

Qeveria afgane ka liruar nga burgu 100 talibanë, njoftoi Këshilli për Siguri Kombëtare i Afganistanit.

11:18
Bilanci/ Infektohen 13 persona të tjerë me CoVid-19 në Shqipëri, harta zgjerohet në Tiranë, Shkodër e Durrës

13 raste të reja  janë infektuar me CoVid-19 në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

11:14
COVID-19/ Presidentja e Komisionit Europian: Të moshuarit, të izoluar deri në fund të vitit

GJERMANI -“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit.” kjo është deklarata e bërë nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

11:09
Është për të ardhur keq, apo jo? Jo çdokush di të përdor “Photoshop” …

Vetëm imagjinoni, ju jeni duke menduar krijimin e imazhit tuaj në mediat sociale, ju zgjidhni një kënd të veçantë dhe një pozë të suksesshme për secilën fotografi, rregulloni dritat siç duhet, dhe në fund bëni Photoshop foton.

11:04
“Ja si lindi karantina…” Rama publikon historikun se si u përdor izolimi si përgjigje kundër viruseve

Teksa Shqipëria po mbyll një muaj në karantinë, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një historik të lindjes së karantinës si një metodë për të shmangur përhapjen e viruseve. Njeriu i parë që bëri këtë shpikje është dijetari islamik Ibn Sina (980-1037),

10:55
Infermieri i jep foton e Jezusit pacientit me CoVid-19, Manastirliu uron Pashkët me foton e veçantë

“Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. kështu e nis urimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.

10:51
Maas: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

Përhapja e koronavirusit do të dominojë agjendën e Bashkimit Evropian, kur Gjermania të marrë kryesimin e presidencës së këshillit më vonë gjatë këtij viti, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.