Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Militantët besnikë të udhëheqësit jolegjitim në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, kanë sulmuar depot mjekësore që i përkisnin një spitali në kryeqytetin Tripoli që trajtonte pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19).
Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha se militantët shënjestruan depot e spitalit al-Khadra dhe al-Sëani në Tripoli me raketa ‘Grad’.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libisë, sulmet dëmtuan rëndë objektin prej 400 shtetërve dhe funksionimi i spitalit aktualisht është i vështirë.
Javën e kaluar, OKB dënoi bombardimin e rëndë të një spitali tjetër në të cilin të paktën tre civilë u plagosën, duke e quajtur sulmin “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”.
Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy qeveri rivale janë shfaqur në Libi, njëra në Libinë lindore e kryesuar nga Haftar dhe e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa tjetra GNA me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona.
Libia deri më tani ka raportuar 25 raste të koronavirusit dhe një vdekje.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Ëuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, me pothuajse 110 mijë vdekje dhe afër 406 mijë të shëruar./AA/
Top Channel