Luftoi CoVid-19 në Wuhan/ Paralajmërimi i mjekut kinez

12/04/2020 18:42

Drejtori i spitalit që u ndërtuar në pak ditë për pacientët e koronavirusit në Wuhan, në kulmin e epidemisë në këtë qytet, sjell një paralajmërim të qartë për rreziqet e krizës me të cilën tani përballen vende të tjera. Wang Xinghuan thotë se koronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftrat botërore së bashku dhe qytete si Nju Jorku, duhet të bëjnë më shumë.

Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë.

Duke u ndalur tek ajo që po ndosh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e koronavirusit janë të frikshme, doktor Ëang Xinghuan thotë se ai duhet të bëjë më shumë dhe se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për publikun, nuk është thjeshtë cështje kulture. Ka baza shkencore për përdorimin e maskave mbrojtëse – thotë ai.

Nju jorku po përjeton dështimin që ne e kaluam më herët në ëuhan. Ky është izolimi në shtëpi. Shumë pacientë me simptoma të lehta, lejoheshin të ktheheshin në shtëpi dhe të izoloheshin atje, por më vonë e kuptuam se ky ishte një gabim i madh.

Ai tërheq vëmendjen se qëndrimi në shtëpi është thelbësor në këtë betejë. Në nju jork, këshillat nuk janë dëgjuar sic duhet, ndaj edhe po shohim një situatë të tillë të rëndë.

Top Channel