Sportistët-OKB, mesazh shprese: Bashkë do të fitojmë!

12/04/2020 14:03

“Nuk mund të dështojmë në ndeshjen e jetës sonë, bashkë do të fitojmë”-ky është mesazhi i shpresës i dhënë nga një sërë sportistësh të disiplinave të ndryshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqen e Zhvillimin e promovuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe që merr një domethënie të madhe në situatën aktuale teksa e gjithë bota po përballet me krizën e krijuar nga coronavirusi.

Mesazhi është një video e publikuar në rrjetet sociale nga sportistët ku ndër të tjera nënvizohej se të gjithë duhet ta frenojmë përhapjen e coronavirusit duke u shfaqur të bashkuar dhe të përgjegjshëm. protagonistë të këtij videomesazhi shprese u bënë futbollistë si Neymar, Aubameyang, Giroud, pilotë të formula 1 Leclerc e bottas, yje të NBA, Batum e Vucevic dhe shumë emra të njohur të disiplinave të tjera sportive si surf, ciklizëm, futbolli i femrave, apo sportet paraolimpike

Top Channel