Mbi 22 mijë viktima në SHBA/ Covid-19, Trump: Po e fitojmë luftën

13/04/2020 10:07

Në ditën e Pashkëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përcolli një mesazh te amerikanët ku theksoi se festimi do të jetë shumë i ndryshëm nga ai i viteve të tjera, për shkak të pandemisë së Covid-19, por siguroi që kriza po kapërcehet.

“Familjet së shpejti do të jenë në gjendje të kthehen në kisha”, u shpreh ai.

“Kjo është një plagë në vendin tonë siç nuk e ka parë askush, por ne po fitojmë betejën, po e fitojmë luftën. Do të kthehemi së bashku në kishë”, u shpreh Trump, në një video në Twitter.

Ju kujtojmë se dy javë më parë, presidenti tha se vendi do të rifillonte aktivitetin e plotë pas Pashkëve, por kurba e lartë e pandemisë bëri që ai të miratonte një politikë më të kujdesshme. SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 me 22,115 viktima dhe 560,433 të infektuar.

Top Channel