Kur duket se Ina dhe Geri, janë drejt formimit të çiftit të parë në “Përputhen”. Nga krahu tjetër, Antoneta, është kthyer në “mollën e sherrit” të djemve. Brikeno, Andueli dhe Lulzimi, tre djem që Antoneta ka dalë më së shumti në takime, debatuan me tone të larta mes tyre.

Fillimisht Brikeno kërkoi një sqarim nga Andueli në lidhje me komentet e tij të javës së kaluar. Teksa tha që Brikeno është copy-paste (Kopjues). Ndërkohë, teksa u nënkuptua që e gjitha ishte një “luftë e ftohtë” për të fituar vëmendjen e Antonetës, në debat u përfshi dhe Lulzimi.

Lulzim: Unë në fakt frikë nuk ndjej ndaj asnjërit. Por me pikë deri më tani është Andueli, pasi Brikeno s’ka bërë asgjë deri më tani.

Brikeno: Është e vërtetë që është Andueli, sepse Andueli s’ka fol asnjë fjalë, deri sa ke ardh ti, ka qenë aty në stol. Kështu që ka ngroh stolin.

Lulzimi: Mos u mundo me i ul njerëzit.

Brikeno: Jo se ti ke thënë ndonjë gjë më të madhe, sidomos këtë takimin e fundit.

Lulzimi: Me mua e ke këtë gjë?! (Pyet Brikenon)

Brikeno: Me ty. Po të flas ty Lulzim, po them Andonelin normalisht e sheh konkurent.

Lulzimi: Unë i nxjerr gjërat nga zemra, nuk jam si ty që i kopjoj. Ti je fotokopje asgjë tjetër.

Brikeno: Ti ke thënë në takimin e parë me Antonetën, që unë nuk besoj në dashuri këtë kohë që po jetojmë. Ndërkohë që ti ke hyrë në këtë program, për të pasur një dashuri me njërën nga vajzat. Por kur ti nuk pretendon se ka dashuri në kohët e sotme, nuk e di se si mund ta vazhdosh ti.

Lulzimi: Bravo, sepse ti je fitimtari deri më tani.

Brikeno: Për aq kohë sa ti nuk ke më çfarë jep, edhe vazhdon akoma me shprehjen, apo ku di unë për pjesën time. E kuptoj që nuk je për asnjë gjë.

Lulzimi: Nuk funksionon kjo gjë që ke bërë deri më tani.

Brikeno: Ty nuk ka për të funksionuar asnjëlloj gjëje, për aq kohë që thua që në kohët që ne jemi nuk besoj në dashuri. Kështu që çfarë do të funksionoj në lidhje me ty. Nuk e kuptoj.

Lulzimi: Mirë e tha Andueli më parë. Mendoj që edhe për mua je “Fake” (I rremë).

Brikeno: Unë ju shoh si copy-paste, kur flisni ju shoh copy paste sikur jeni djem xhaxahllarësh.

Lulzimi: Je shumë fake për momentin, siç e tha dhe Andueli, edhe për mua je shumë fake.

Brikeno: E vetmja fjalë që unë kam mësuar apo kam dëgjuar nga ty, ka qenë fjala fake. Unë e kuptoj që nuk ke aq kapacitet për të thënë asnjëlloj gjëje je kap pas një fjale apo diçkaje.

Lulzimi: Ti je me mua shumë larg, aq sa që nuk mund të arrish kurrë, sikur të jetosh edhe 100 vite. Kështu që mos u kap me debat me mua, sepse nuk ja vlen.

Top Channel