Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar këngëtari Ylli Limani. Gjatë fjalës së tij, Ylli tha se ndodhej në karantinë së bashku me familjen.

Është kujdesur shumë për prindërit, ka mbajtur dinstancim social me ta, nga frika se mos i infektonte. Por gjithashtu, Prishtina është mbuluar me dëborë, thotë Ylli, dhe kjo është momenti më i mirë për të krijuar një këngë.

Teksa u ngacmua nga gazetari Ervin Kurti, nëse Ylli ka marrë ndonjë propozim për martesë këto kohë. Këngëtari u shpreh se në bisedat me miqtë në rrjete sociale, ka thënë se pas karantinës do martohet (në kuadrin e humorit), pasi nëse në një të ardhme përballemi me ndonjë krizë tjetër globale, ai nuk dëshiron që të jetë i vetëm. Ndërkohë pas këtyre deklaratave, nuk kishte se si të mungonte edhe një këngë nga Ylli Limani. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel