I aksidentuari me Covid-19 u mjekua tek spitali i Traumës, specialistja e ISHP-së: Merren masa për parandalimin e infeksionit

12/04/2020 12:32

TIRANË- Specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, në përgjigje të interesin të medias ka konfirmuar se një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës pas një aksidenti të pësuar në Durrës.

Duke qenë se CoVid-19 është një virus që përhapet shumë lehtë, Dervishi është shprehur se në spitalin e Traumës në Tiranë janë ndërmarrë masat që virusi të mos shpërndahet.

“Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës” – tha Dervishi.

Sa është numri i  mjekëve dhe infermierëve të infektuar?
Deri më tani janë raportuar gjithësej 48 mjekë dhe infermierë me Covid 19.

Sa gra shtatzëna kemi dhe si është gjendja e tyre?
Nuk kemi gra shtatzëna me Covid-19. Kemi patur vetëm një rast, të konfirmuar pozitiv, e cila paraqitet e shëruara në këto momente.

Top Channel