Shpresë nga Turqia/ Shërohet nga koronavirusi një 93-vjeçar

12/04/2020 14:17

Recep Altundas nga Bursa e Turqisë, është 93-vjeçari i dytë turk që u shërua nga coronavirusi.

Gjatë ditës së djeshme, moshatarja e tij Alye Gunduz po duartrokitej nga mjekët, teksa po largohej e shëruar nga një spital në Stamboll.

Të njëjtën përcjellje me duartrokitje, e realizuan edhe stafi i spitalit në Gemlik, ku i moshuari Altundas u trajtua për një javë.

Atë e kishin dërguar në spital, pasi kishte simptoma të coronavirusit, por tani që gjendja tij është e mirë, është lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.

“Unë nuk kam dalë asnjëherë nga shtëpia, nuk e di se ku jam infektuar”, ka thënë ai për mediat, duke mos ditur se nga kush është infektuar.

Top Channel