Një tjetër ditë tragjike! Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi Covid-19, duke shënuar 619 vdekje të reja.

Ky lajm vjen, pasi Spanja për tre ditë rresht shënoi rënie të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 16,972.

2,992 raste të reja me të infektuar janë shënuar ditën e sotme, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 161,852.

Spanja është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel