E diel, 26 Janar 2020
17:53
LDK nuk heq dorë nga kryeparlamentari: Konsultimet me VV për të eliminuar “çdolloj bombe të kurdisur”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje, udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

17:51
Tirana feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve, Veliaj zbulon yjet e muzikës për festimet e 11 shkurtit

Me rastin e festimeve 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të mbledhë bashkë emrat më të njohur të muzikës.

17:42
Tigrat ‘dhuratë’ që tmerruan shpëtimtarët polakë

Nëntë tigra të transportuar nga Italia në kufirin Poloni-Bjellorusi janë të sigurt tani, por çështja ekspozoi një tregti të egër me kafshët ekzotike të destinuara për Azinë.

17:31
Rolex dhe makina, libanezët boshatisin llogaritë bankare

Kur ajo dëgjoi se bankat libaneze do të kufizonin tërheqjen e parave të gatshme, Rita, një doktoreshë, nxitoi të blejë një orë prej $ 10,000 Rolex me kartën e saj të kreditit, në ankth për të mbrojtur disa nga kursimet e saj. “’Është më mirë sesa t’i mbaj paratë e mia në bankë,” tha ajo.

17:22
Mjekët paralajmërojnë: Koronavirusi transmetohet edhe përmes syve

Koronavirusi gjithnjë e më vdekjeprurës gjithashtu mund të transmetohet përmes syve, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

17:13
Vërshime dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 37 të vdekur

Bilanci i viktimave në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në juglindje të Brazilit është rritur në 37, me mijëra të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, thanë autoritetet braziliane.

17:05
Goditet nga vetura, vdes një 83 vjeçar

Një 83 vjeçar me inicialet S.M ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku. Sipas Policisë, këmbësori është goditur nga një veturë mbrëmë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

17:03
Kupa “Nëna Terezë” bashkon skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria

Kupa “Nëna Terezë”, tashmë nuk është vetëm një ide, mirëpo kjo kupë pritet t’i bëjë bashkë ekipet e futbollit nga dy shtetet shqiptare, ato nga Shqipëria dhe nga Kosova.

17:02
A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së ?

​Fundi i kësaj jave ishte edhe koha e fundit për arritjen e koalicionit qeverisës mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. Të paktën kështu kishte deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit të martën ka thënë se mbeten të përkushtuar që të punojnë për marrëveshje, e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

17:00
Thaçi merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë nesër në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Prizren.

16:59
Itali voton në rajonalet kyçe të Emilia-Romagna

Itali voton sot në zgjedhjet rajonale kyçe të rajonit të qendrës veriore Emilia-Romagna ku e djathta radikale shpreson të trondisë koalicionin e dobët qeveritar për të ndihmuar rikthimin në pushtet të kreut opozitar të Legas, Matteo Salvini.

16:51
Dhuna në Mali/ Militantët në motoçikleta vrasin 17 trupa të sigurisë

Shtatëmbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë në Mali të Afrikës qendrore janë vrarë të dielën nga militantë të dyshuar islamikë, njoftuan zyrtarët.

16:45
Shkon në 38 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

16:29
Fenomenet natyrore që vetëm shumë pak njerëz kishin fatin t’i shihnin!

Ne e dimë që natyra është e bukur, por shpesh shohim vetëm pjesët më të zakonshme të bukurisë së saj.

16:16
Publikohet një bisedë telefonike e Trumpit në lidhje me Ukrainën

Një audio incizim i publikuar i vitit 2018, ka nxjerrë në pah një bisedë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kishte pyetur donatorët mysafirë në një darkë se sa gjatë mendojnë që Ukraina mund t’i bëjë ballë agresionit rus.

15:49
Tika Camaj, modelja shqiptare kampione në Taekwondo

Tika Camaj është një modele 31-vjeçare shqiptare, e cila ka mundur të pozojë edhe për “Viktoria’s Secret”. Ajo është e apasionuar pas arteve marciale, madje është shpallur kampione në Taekwondo.

15:46
Inter ngec sërish te shifrat 1-1, Lautaro shënon dhe skuqet!

Vazhdon momenti jo për Interin në Serie A. Zikaltrit regjistruan barazimin e tretë radhazi në shifrat 1-1 pasi u ndalën në San Siro nga Cagliari, skuadër që pak ditë më parë e kishin mposhtur thellë me rezultatin 4-1 në Kupën e Italisë.

15:36
Turqia i jep fund operacionit të gjerë për kërkimin e të mbijetuarve

Autoritetet në Turqi i dhanë fund të dielën një operacioni të gjerë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm që goditi vendin të premten në mbrëmje.

15:30
Boeing 777X – Avioni më i madh në botë realizon fluturimin e parë

Boeing realizoi me sukses fluturimin e provës të avionit më të madh në botë me dy motorë, 777X.

15:24
Madonna, kërkon ndjesë/ Anuloi koncertin në Londër

Madonës i vjen tmerrësisht keq për faktin që u detyrua të anulonte shfaqjen e parë në Londër të turneut të saj botëror “Madame X“.

15:16
Marrëveshjet me Serbinë/ PSD kundër: Përpara të vijë njohja

Partia Socialdemokrate në Kosovë i konsideron të dëmshme marrëveshjet me Serbinë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore me argumentin se ato cenojnë sipas saj, sovranitetin e vendit.

15:10
Dezertoi nga kampi i muxhahedinëve/ Kush është Ehsan Bidi që do të dëbohet nga Shqipëria në Iran?

Pak ditë më parë, Top Channel raportoi se autoritetet e antiterrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë.

15:00
Ekskluzive – “Jemi të rrezikuar…” 10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë

Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë përmes Top Channel për t’u rikthyer në Shqipëri.

15:00
Korçë, arrestohen 2 persona për plagosje dhe vjedhje

Në qytetin e Korçës janë vënë nën pranga dy persona për plagosje për motive të dobëta dhe vjedhje.

15:00
Qytetarët denoncojnë 546 raste për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia masa të rrepta

Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin semaforin, që nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre.

14:52
Deklarimi i dëmeve të tërmetit/ Banorët kanë 1 muaj kohë për njoftimin në platformën online

Të prekurit nga tërmeti kanë 1 muaj kohë për të vetëdeklaruar dëmet e banesave të tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për rindërtim.

14:40
Sulmi ajror i Iranit la me dëmtime traumatike në tru 34 ushtarë amerikanë

Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni

14:31
Moszbatimi i MSA-së, zgjatje e rrugës së Kosovës drejt BE-së

Kosova ka shënuar vonesa serioze në zbatimin e masave legjislative dhe zbatuese të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

14:21
Drejt përfundimit punimet në bypass-in e Fierit, mbyllet qarkullimi deri në 1 maj

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit janë drejt përfundimit në të gjithë gjatësinë e tij.

14:18
Të paktën 20 persona të plagosur nga sulmi me granata në një dasëm afgane

Së paku 20 persona janë plagosur në një ceremoni martese në provincën Kost të Afganistanit, pasi disa persona hodhën granata.

14:16
Maqedoni e Veriut: Pagë e mjerueshme për “Made in Europe”

“Made in Europe”- Sigla e veshjeve lë të kuptohet prodhimin në kushte korrekte pune. Por kjo shpesh është vetëm fasadë: Në Maqedoninë e Veriut rrobaqepëset punojnë për një pagë të mjerueshme.

14:09
Alarmi nga Kina/ Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat

Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, dhe kjo e bën e bën shumë më të vështirë kufizimin e tij.

13:55
“Luga bosh e kryeministrit të dështuar”/ Tërmeti, Basha: Rama prodhoi vetëm korrupsion dhe gënjeshtra

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan për tërmetin e 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë njerëzish, ku akuzon shtetin se ka dështuar në çdo detyrë.

13:47
Kërcënon me thikë bashkëshorten, policia arreston 61-vjeçarin

61-vjeçari nga Tirana ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë.

13:36
Shkolla e Natës/ Historitë e atyre që nuk kanë pasur mundësi të mbarojnë gjimnazin

Të mësosh nuk është kurrë vonë. Kjo është motoja e gjimnazit me kohë të pjesshme “Kostandin Kristoforidhi” në zemër të kryeqytetit ku nxënësi më i ri është 18 vjeç dhe më i madhi 56 vjeç.

13:25
Dekriminalizimi largoi 600 zyrtarë/ Por 5 vite pas miratimit të ligjit ka ende disa probleme

Një studim me titull “Jetësimi cilësor i dekriminalizimit” nga Instituti Studimeve Politike, mbështetur nga Ambasada e Holandës, mbërrin në përfundimin se gjatë 5 vite nga miratimi ligjit të dekriminalizimit, janë larguar 600 zyrtarë, të niveleve të ndryshme, mes tyre 169 punonjës të bashkive dhe 112 nëpunës të administratës shtetërore.

13:17
Miku i Berishës i shkon në zyrë Veliajt dhe e përgëzon për punën në Tiranë

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që piloton Shërbimin Vullnetar të Zjarrfikësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, si dhe një grup ekspertësh për të ndihmuar jo vetëm në hartimin e një legjislacioni që mbështet shërbimin vullnetar të zjarrfikësve dhe në zbatimin e tij.

13:07
Studentja shqiptare e mbetur në “Zombieland”: Ndihmë! Më largoni prej këndej sa më shpejt

Në Kinë ndodhen rreth 400 shqiptarë, mes tyre 60 studentë dhe të tjerët që mendohet se punojnë në vendin më të madh aziatik. Këtë e konfirmon për Top Channel Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa thekson se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka alarmuar jo vetëm Kinën, por mbarë botën.

12:55
Korçë, arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim në 4 qarqe (Emri)

Policia e Korçës ka vënë nën pranga Liridon Salihin, i cili ishte shpallur në kërkim në disa qarqe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve.

12:46
Durrës, riparimi i mureve të pallatit/ Banorët: Godina ka të dëmtuar strukturën dhe themelet

Dy muaj pas tërmetit, familjet e dëmtuara vazhdojnë të jetojnë ku të munden, ndër të afërm apo me qira, por ajo që u rëndon më shumë, është pasiguria për fatin e pronës së tyre. Ky është një nga pallatet e shumta të dëmtuara në Durrës.

12:35
Mekanizmi që shkaktoi tërmetin/ Eksperti: Origjina tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim

Është një mekanizëm i njohur ai që shkaktoi tërmetin e magnitudës 6.8 në Turqi. Duke cituar sizmologun Aybige Akinci, nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, mediat italiane thonë se “origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të Veriut”.

12:30
Tërmeti, Turqi/ Rritet bilanci, shpëtohet 3-vjeçarja

Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa reshtur për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, dhe përpjekja e tyre nuk ishte e pasuksesshme: ata kanë nxjerrë 45 persona nga gërmadhat, përfshirë dhe një tre vjeçare që u gjet e gjallë mbrëmjen e djeshme.

12:22
Virusi, 90 mijë të prekur në Kinë/ Infermierja: Autoritetet thonë se janë rreth 2 mijë

Një infermiere që trajton të sëmurët në Wuhan thotë se 90,000 janë prekur tashmë nga koronavirusi në Kinë – një shifër kjo shumë më e lartë se ajo zyrtarja e lëshuar prej qeverisë në Pekin, e cila flet për vetëm 1.975 të infektuar.

12:18
Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti

Vjedhjet e banesave në godinat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, vazhdojnë të jenë prezente në Durrës.

12:12
PD, Balliu: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i trafikantëve të drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për media, e cilëson kryeministrin e vendit si “mbrojtësi më i madh i trafikantëve të drogës” dhe shton se ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për kryebashkiakët e tij.

12:01
Eksluzive/ Koronavirusi – Studentja shqiptare në Kinë apelon për ndihmë

Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, përmes Top Channel apelon për ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

11:55
Jorida Tabaku akuza qeverisë: Ja sa miliona shkojnë për tendera

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, në një postim në Facebook është shprehur e shqetësuar për abuzimin nga ana e qeverisë me taksat e shqiptarëve.

11:52
Raporti i dëmeve/ Rama: Po punojmë me BE dhe Bankën Botërore, jemi mbi 1 mld euro

Kryeministri Rama shprehet se në bashkëpunim me BE dhe Bankën botërore po punohet për raportin e dëmeve dhe nga të dhënat e deritanishme janë mbi 1mld euro.

11:50
Takaj: Futbolli shqiptar po kalon një krizë ekonomike, ja plani im për Skënderbeun!

Ardjan Takaj i thotë të gjitha. Në një intervistë për emisionin Zona Gol në Supersport presidenti i Skënderbeut foli për ecurinë e korçarëve gjatë dekadës së fundit, për të ardhmen e klubit pas vendimit që do të japë gjykata Federale në Zvicër, por edhe lojtarët që kanë merkato dhe nivelin e futbollit në Shqipëri.

11:36
Aplikim online, programet e rindërtimit/ Rama: 95% e familjeve të dëmtuara do të marrin shtëpi më të mira

Po mbahet në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve prezantimi i platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

11:25
Platforma e aplikimit online, programet e rindërtimit/ Ahmetaj: Janë inspektuar 48 mijë banesa deri në këto momente

Paraditen e kësaj të diele, në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve po kryhet prezantimi i platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

11:13
Ekskluzive/ Mësohet numri sa shqiptarë janë aktualisht në Kinë

Përballë situatës të rëndë që ka pllakosur Kinën nga epidemia e gripit Top Channel i kërkoi të dhëna Ministrisë së Europës dhe punëve të jashtme se sa është numri aktual i shqiptarëve që studiojnë, dhe punojnë në Kinë.

11:10
Durrës/ Lëndë plasëse makinës së punonjëses së policisë

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në afërsi të një makine tip “Audi” e parkuar në oborrin e një punonjëse policie, në Durrës.

11:03
Sekuestrohen 1 ton kokainë në Greqi/ Në pranga 8 persona, tre prej tyre shqiptar

Mëngjesin e djeshëm policia ka ndaluar një sasi kokainë prej një 1 ton dhe 180 kilogramë e pastër.

10:44
Çfarë spektakli në Serie A, derbi i kryeqytetit dhe rikthimi i Sarrit në Napoli në të njëjtën natë!

11 fitoret radhazi të ekipit të Lacios e kanë afruar ndjeshëm klubin “bardhekaltër” me kreun në Serinë A dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi do të bëj cmos jo vetëm për të bërë përpara në këtë rrugë por gjithashtu edhe për të vazhduar këtë ecuri pozitive pikërisht në dëm të rivalëve të urryer të Romës.

10:39
Kukësi-Partizani në “Air Albania” dhe jo vetëm, ndizet Superiorja!

Që në fillim të kampionatit nëse kishte dy ekipe që mendohej se do të rivalizonin me njëra-tjetrën për çështjen e titullit kampion ishin Kukësi dhe Partizani.

10:33
Virusi, Kinë/ Dyfishohet shitja e maskave, por sa mbrojnë vërtet!

Përhapja e koronavirusit të frikshëm në Kinë ka çuar në një rritje të shitjeve të maskave të fytyrës, edhe pse ekspertët hedhin dyshime mbi efikasitetin e tyre.

10:12
Ekskluzive/ Shqiptari “wanted” i shpëton ekstradimit nga Anglia

Një shqiptarë në arrati për ti shpëtuar përballjes me drejtësinë shqiptare pasi ishte dënuar në mungesë, i shpëton ekstradimit nga Anglia.

09:53
Itali/ Ekzekutohet me gjakftohtësi 45-vjeçari shqiptar, sapo del nga pragu i shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e kësaj të shtune në Itali, ku një 45-vjeçar është qëlluar me armë në zonën e quajtur Nuovo Salario.

09:47
Sportistja ruse që po “çmend” Instagramin

Quhet Yulia Ushakova, është lojtare e hockejit në akull si sulmuese te skuadra ruse e Spartakut të Moskës.

09:39
Agjenti iranian i MOIS/ Rezistenca iraniane ekspozon të kaluarën dhe shërbimin ndaj mullahëve

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë Quds Qasem Sulejman.

09:26
Stuhia mbi Brazilin juglindor/ Të paktën 30 të vdekur dhe 17 të humbur

Të paktën 30 persona është numri i viktimave nga stuhia që goditi Brazilin këtë të shtunë, si dhe 17 persona janë shpallur të humbur.

09:12
Tërmeti, Turqi: Numri i vdekjeve rritet në 31, 1607 të plagosur

Ka shkuar në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti që preku Turqinë këtë të premte dhe numri i të plagosurve ka arritur në 1607 persona.

08:59
Avioni iranian bën ulje emergjente në aeroportin e Teheranit

Një aeroplan iranian është detyruar të bëj ulje emergjente në një aeroport të Teheranit, ka njoftuar këtë të shtunë agjencia e lajmeve Mehr.

08:58
Fotot dhe emrat. 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi të gazetarit Jon Austin raporton për 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli.

08:45
Virusi i i rrezikshëm në Kinë/ Shkon në 56 numri i viktimave

Viktima e 56 nga koronavirus është konfirmuar në Kinë dhe numërohen më tepër se 2.000 njerëz të infektuar.

08:31
Godet modelja amerikane, shfaqet përvëluese me bikini – Foto

Modelja amerikane, Kara Del Toro, ka dalë në plazh, ditë më parë, për të realizuar një set fotografish joshëse.

08:10
Punëtorja e Muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Gazetat e Budapestit më 26 janar të vitit 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar.

07:57
Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

07:03
Shpatulla e ngrirë/ Ushqimet dhe trajtimet për largimin e dhimbjeve

Është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore. Sidomos gjatë periudhës së dimrit ku organizmi është më i kërcënuar përballë të ftohtit. Bllokimi apo ngrirja e shpatullës është një komplikacion që prek këdo. Veçanërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit megjithëse është një problem që është prezent edhe gjatë stinëve të tjera të vitit. Dhimbjet e shkaktuara nga ngrirja e shpatullës shkaktojnë bllokimin e lëvizjes së shpatullës e për rrjedhojë parehati dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm.

06:43
Çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar dementian

Diçka e tillë vjen si pasojë e përhapjes të shpejtë të kësaj sëmundje që prek trurin. Të gjithë mendojmë se problemet me kujtesën dhe trurin nisin pas të pesëdhjetave. Por demetia fillon me degradimin e pjesës frontale të trurit, e ma pas duke u përhapur edhe në pjesë të tjera të trurit.

06:26
Vaji fuqiplotë i karafilit – Përdorimet dhe Vlerat për Organizmin

Erëzën e karafilit (Eugenia caryophyllata) e gjejmë në formën fillestare si gonxhe të luleve rozë të kësaj bime popullore. Gonxhet thahen deri sa të marrin ngjyrën kafe dhe më pas grihen si pluhur, duke u përdorur në gatim. Prej tyre nxirret edhe vaji esencial që përdoret për një sërë kurash mjekësore. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në ndryshim nga erëzat e tjera, karafili mund të mblidhet gjatë gjithë vitit duke i dhënë njerëzimit një sërë vlerash të rëndësishme shëndetësore.

05:32
SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të evakuojnë të dielën nga Wuhani qytetarë e diplomatë amerikanë që ndodhen në këtë qytet, epiqendra e shpërthimit të një virusi të ri vdekjeprurës, njoftoi të shtunën “Wall Street Journal”.

04:04
Koment: Merkel mbetet e varur nga Erdogani

Asgjë e re nga vizita e kancelares Merkel në Stamboll: Presidenti turk mund të bëjë kaq presion, sepse ai është kaq i nevojshëm për politikën ndaj refugjatëve. Ky është një çmim shumë i lartë, mendon Marcel Fürstenau.

03:36
Ujdia për refugjatët nuk duket në horizont

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer refuzon pranimin e refugjatëve minorenë të pashoqëruar nga kampet greke. Në takimin e ministrave të BE në Zagreb u kuptua duk qartë: ujdia nuk duket në horizont.

03:11
Demokratët thonë se Trump mund të keqpërdorë sërish pozitën nëse nuk largohet

Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.

02:02
Avokatët e Presidentit kundërshtojnë argumentet e demokratëve

Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump nisi të shtunën paraqitjen e kundër-argumenteve në Senat, pasi ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë në proces si prokurorë i dhanë fund të premten tre ditëve të paraqitjes së argumenteve të tyre në gjyqin historik që synon shkarkimin e zotit Trump.

01:34
SPAL-i dështon sërish në shtëpi, e përmbys Bologna

Ndeshjet shtëpiake po kthehen në makth për SPAL-in, që është mes skuadrave “pretendente” për të rënë në Serinë A. Ekipi ku luan portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, për të gjashtën ndeshje radhazi në “Paolo Mazza” të Ferrarës nuk arrin të fitojë në Serinë A, përkundrazi u mposht 1-3 me përmbysje nga Bologna, që konsolidon pozitat në mesin e tabelës.

00:52
Durrës, shpërthim me tritol në banesën e polices

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë të një punonjëse policie, shtetases me iniciale O.B. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:35 në në lagjen nr 17/1, në Durrës.

00:11
Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin

Skuadra e Chelsea-t arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi mposhti 1-2 Hull City-n brenda në “KCOM Stadium”. Blutë e Londrës ishin gjatë gjithë ndeshjes në kontroll të lojës dhe rezultatit, por rrezikuan disi në fund, pas shkurtimit të diferencës nga vendasit.

E shtunë, 25 Janar 2020
23:33
Atalanta shkakton “tërmet 7-ballësh” në Torino, Ilicic gol nga 60 metra

Fitore e çmendur e Atalantës 0-7 në fushën e Torinos, ku vendësit, përveçse u turpëruan nga rezultati, e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak, pasi Izzo e Lukic u ndëshkuan më kartonë të kuq.

23:08
FOTO/ Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda

Një histori rrënqethëse na vjen nga Turqia ku një vajzë dy vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e gjallë pas plot 24 orësh.

23:01
“Ne kemi të njëjtën histori dhe ti mund t’ja dalësh siç ja dola unë!”/ Mesazhi i Dafina Zeqirit për vajzën 11-vjeçare që kujdesej për familjen e saj

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Rubies e cila kishte zgjedhur emisionin për të surprizuar vajzën e saj, Klodjanën.

22:54
Shpërndahen certifikatat për të rinjtë që përfunduan internship-in në Bashkinë e Tiranës

Për tre muaj me radhë, të rinj të talentuar patën një mundësi të shkëlqyer për të nisur karrierën e tyre profesionale, falë projektit të Bashkisë së Tiranës “Fillo me një ide – Fito një internship”. Kryebashkiaku Erion Veliaj u dorëzoi nga një certifikatë të rinjve që përfunduan me sukses intershipin në Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kjo përvojë synon që të rinjtë të paguhen për praktikat që zhvillojnë nëpër institucione apo kompani të ndryshme.

22:39
Valencia, leksion futbolli Barçës dhe Quique Setienit!

Quique Setien u emërua në krye të Barcelonës për shkak të filozofisë së tij sulmuese, por mori një leksion të vërtetë futbolli nga Valencia, që i shkaktoi humbjen e parë në drejtim të “blaugranave”.

22:29
U shpall njeriu i vitit 2019 në qytetin e Fierit, familja surprizon fotografen me aftësi ndryshe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë të shtunë një histori frymëzuese, plot kurajo dhe këmbëngulje.

22:25
Bayerni i frikshëm, dëfren me 5 gola tifozët në “Allianz Arena”

Dy gola në pjesën e parë, tre në të dytën, pesë shënues të ndryshëm dhe një fitore e thellë 5-0 përballë Schalkes. Bayerni i Mynihut e shfrytëzoi më së miri mundësinë që i dha Leipzigu (humbi 2-0 me Eintracht Frakfurti) për t’iu afruar kreut, me diferencën që tashmë ngushtohet në vetëm 1 pikë.

22:07
Gol nga mesfusha/ E pabesueshme çfarë ka bërë shoku i Gjimshitit

Në këto momente po luhet ndeshja midis Torinos dhe Atalantës, ekip ku luan edhe Berat Gjimshiti.

21:53
Kapet “fantazma e Venecias”/ 30-vjeçari kosovar terrorizonte kalimtarët me thikë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Venecia, pasi prej kohësh kërkohej sepse kërcënonte kalimtarët me një thikë. 30-vjeçari dilte në muzg në qendrën historike të qytetit ndaj  e pagëzuan edhe si “fantazma e Venecias”.

21:51
U ndanë sepse e dhunonte, burri i penduar i kërkon falje gruas në studio

Vazhdimisht ndodh që midis një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat shpeshherë mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Bledit me Majlindën, që çelën këtë të shtunë puntatën e programit “Dua të të bëj të lumtur”.

21:20
Praktika mësimore, hapen aplikimet për në administratë

Nga 9 marsi deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar nivelin e studimeve bachelor mund të kryejnë praktikën në administratën shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes  vendore, si dhe në shoqëri tregtare.

21:11
Objektet e dëmtuara rëndë/ Ekspertiza të thelluara pas tërmetit

Për ndërtesat me dëmtime të rënda nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit do të bëhet aktekspertizë e thelluar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse shtetërore.

21:03
Tërmeti i 26 nëntorit/ Bie kërkesa për kreditë e shtëpive

Bankat e nivelit të dytë në vend, raportuan rënie të kërkesës për kredi shtëpie në tremujorin e fundit të vitit që shkoi.  Nga vrojtimi i fundit i bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi aktivitetin kreditues në vend, rezulton se një faktor domethënës në rënien e kërkesës për hua banesë ishte tërmeti i 26 nëntorit. Pas shkatërrimit dhe dëmtimeve të forta në mjaft ndërtesave në Durrës, Laç, Thumanë, Tiranë apo zona të tjera të prekura, individët kanë shprehur interes të ulët për të marrë financime për blerje shtëpie, edhe pse standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit të 2019.

20:50
Gjurmë Shqiptare /Shqiptarët e fundit të Mollës së Kuqe…Policia serbe ndalon Top Channel

Çfarë ndodh sot me shqiptarët e mbetur nga Sanxhaku i Nishit në Serbi ?

20:42
Liderët e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme. Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.

20:41
Ëndërra amerikane arrihet më lehtë në Kanada

Nëse ke lindur në SHBA, të kesh prindër të pasur është një element i rëndësishëm për suksesin tend. Por, ata që kanë lindur në familje më të varfëra, kanë kanë një shans më të mirë për të patur një shtëpi, për të marrë një edukim të mirë dhe për të kaluar një jetë më të mirë se prindërit e tyre nëse ata kanë lindur në Kanada.

20:36
Lezhë, shtohen rastet në spital

Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Në Lezhë, në urgjencën e pediatrisë paraqiten afro 60 raste në ditë ndërsa kapacitetet shpesh janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin.

20:15
Senat, avokatët e Presidentit paraqesin argumentat mbrojtës

Avokatët e Presidentin amerikan Donald Trump filluan të shtunën paraqitjen e argumenteve mbrojtës në gjyqin që synon shkarkimin nga detyra të zotit Trump. Ata thanë se përpjekjet e demokratëve për ta larguar nga detyra Presidentin Trump do të vendosnin një preçedent “tejet të rrezikshëm” në një vit zgjedhor.

20:12
Vllaznia s’ia del të fitojë ndaj Laçit, Stazhilla i pakalueshëm

Nuk pati fitues në “Loro Boriçi” në takimin mes Vllaznisë dhe Laçit, me ndeshjen që përfundoi pa gola me gjithë rastet e krijuara në portat respektive.

20:00
Diaspora/ Diasporës i duhet dhënë besim, hapësira, dhe një rol i rëndësishëm

Suela Kalia ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike me fokus Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali.