Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës e firmosi marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i saj, Ramush Haradinaj njoftoi se partia e tij do të udhëheq katër ministri në Qeverinë e ardhshme.

“Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selimi, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçi, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, shprehet Haradinaj.

LDK ka njoftuar se gjatë ditës do të finalizojë marrëveshjet edhe me Nismën, AKR, minoritetet e Listën Serbe. Deri më tani, nga sa është bërë e ditur, secila prej tyre mund të marrë nga një zëvendëskryeministër në qeverinë e Avdullah Hotit.

Në ekzekutivin e mëparshëm, të formuar nga vetëm dy parti, postet më të larta i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeministër, Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, dhe Haki Abazi. Nga Lidhja Demokratike, mësohet se për postin e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që aktualisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.

LDK-ja ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes, do ta dërgojë zyrtarisht emrin e Hotit në presidencë si të mandatuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel