Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë njoftuar lindjen e një “djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes”.

‘Si nëna ashtu edhe foshnja janë shumë mirë’, tha zëdhënësi i tyre.

Një zëdhënës i çiftit tha: “Kryeministri dhe Znj Symonds janë të entuziazmuar për të njoftuar lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes. Si nëna ashtu edhe foshnja janë shumë mirë”.

“Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, tha ai.

Djali i sapolindur është fëmija i parë, i çiftit Boris Johnson dhe Carrie Symonds, ndërsa ai ka dhe katër fëmijë të tjerë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel