Plagosja në Shkodër/ Gazetari Klodian Zhivani jep detaje si ndodhi ngjarja. U qëllua me armë me silenciator

28/04/2020 22:45

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën sot. Një person u qëllua  dy herë me armë pas një konflikti. Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani dha detaje rreth ngjarjes në Open në Top Channel.

“Gëzim Beci rreth orës 17 në zonën tek Ura e Bunës ka takuar një të njohur të tijin. Ata kanë diskutuar për një pronë. Debati ka degjeneruar në dhunë fizike dhe në përdorimin e armës.

I dyshuari kryesor i ngjarjes ka qëlluar 2 herë me armë silenciator. Policia bën me dije se autori u arrestua por identiteti i tij nuk bëhet publik.

Gëzim Beci u dërgua me urgjencë në spital, ku njëri plumb e kishte kapur në qafë dhe tjetri në dorë. Në momentin që flasim Beci është jashtë rrezikut për jetën”- dha detaje Zhivani.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel