Pas një dite të gjatë, kur dalin nga dera e infektivit, pasi kanë hequr veshjet, janë dezinfektuar, këtyre grave dhe burrave u duhet të përballen me familjet e tyre . Frika se ndoshta mund ti infektojnë,i ka detyruar që të ndahen nga fëmijët, të ruajnë distancë me ta.

“Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos ti kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq, dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

“Ishte pak e vështirë, unë kam dy fëmijë , bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona , kemi patur emocione aq të forta saqë kemi qarë në krahët e njëra-tjetrës , bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion se u ktheva mbrapsht”- Merita Sefa.

“Eee këtu pastaj më fillon është e vështirë nuk është e lehtë nuk është e lehtë . Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu me thënë të drejtën por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv.

Top Channel