Skrapar/ Terrorizoi banorët e pallatit duke qëlluar me armë dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 57-vjeçari (video)

29/04/2020 08:58

Është vënë pranga personi që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë në Skrapar.

Rreth orës 01:00 të ditës së sotëm, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar.

57-vjeçari në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

“Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”.

Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Top Channel