Sulo në Open: Krimi për pronësinë, problematikë prej 30 vitesh në Shqipëri

28/04/2020 23:11

Arion Sulo, kryeredaktor i gazetës Liberale i ftuar në Open në Top Channel foli për ngjarjet e kronikës së zezë të ndodhura dy ditët e fundit.

Sulo tha se krimet në Shkodër dhe Lezhë janë bërë mbi motivet e pronësisë duke kthyer edhe një herë problemin që në Shqipëri është prezent prej 30 vitesh.

“Sipas autoriteteve krimi në Lezhë dhe plagosja në Shkodër janë bërë për motive pronësie. Pra rikthehet edhe një herë problematika e pronës që në Shqipëri ka 30 vjet që nuk është zgjidhur.

Kadastra dhe gjykatat me vendimet e marra, e kanë bërë edhe më problematike situatën e pronave”- tha Sulo në Open.

Top Channel