Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën në vendin tonë nga CoVid-19, tha se në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara me COVID-19. Ata janë ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Top Channel