Arrestimi i Ermal Beqirajt, reagon policia: U ndalua nga Forcat Ajrore dhe Hapësirës në Francë, fillimisht do të dalë para gjykatës atje
Tre shtetas janë arrestuar në Bulqizë, pasi kundërshtuan dhe penguan me forcë gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë Rrugore.
Gjatë kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e personave që qarkullojnë pa lejedrejtimi apo pa dokumentacionin përkatës, si dhe në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vendin e quajtur “Kthesa e Boçevës”, efektivët kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me drejtues shtetasin A. T.
Punonjësit e Policisë Rrugore i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që t’u tregonte dokumentacionin e mjetit, por drejtuesi i mjetit, shtetasi A. T., nuk e kishte me vete lejen e drejtimit. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë Rrugore i kanë marrë dokumentacionin tjetër të mjetit dhe i kanë kërkuar shtetasit A. T. që mëngjesin e datës 29 prill, të paraqiste te Policia Rrugore lejen e drejtimit, me qëllim tërheqjen e dokumentacionit të mjetit.
Shtetasi A. T., i ndihmuar nga vëllai i tij F. T. dhe pasagjeri që ndodhej në mjet E. D, i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke tentuar t’u marrin dokumentacionin e mjetit.
Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar forcërisht në komisariat dy vëllezërit, ndërsa shtetasi E. D, arriti të largohej së bashku me automjetin, por u kap dhe u shoqërua në komisariat në orët e vona të mbrëmjes datë 28.04.2020.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. T., 23 vjeç dhe F. T., 28 vjeç (vëllezër) dhe E. D., 22 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Top Channel