Më shumë amerikanë kanë humbur jetën në dy muajt e fundit sesa përgjatë dy dekadave të luftës në Vietam.

Në më pak se tre muaj nga vdekja e parë e konfirmuar në SHBA, Covid-19 ka marrë jetën e mbi 58.360 njerëzve sipas Universitetit Johns Hopkins, duke tejkaluar 58.220 vdekjet ushtarake amerikane në Vietnam.

Lajmi i keq është se numri aktual i rasteve në SHBA mendohet të jetë më i lartë, me zyrtarët shtetëror të shëndetit që paralajmërojnë se mungesat e punëtorëve të trajnuar dhe materialeve kanë kapacitet të kufizuar të testimit.

Personat e infektuar janë tashmë mbi 1 milion dhe përbëjnë një të tretën e popullsisë globale të prekur nga koronavirusi. Vendi ka testuar 5,7 milionë vetë në dy muaj dhe, siç lajmëroi Presidenti amerikan Donald Trump, pritet që së shpejti ta çojnë numrin në 5 milionë teste në ditë.

Kujtojmë se, Presidenti Trump, tha se koronavirusi në SHBA mund të vrasë deri në 70,000 njerëz, por theksoi se parashikimet fillestare ishin shumë më të larta.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se fillimisht është parashikuar se 2.2 milionë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi dhe se tani, kjo shifër ka rënë në 60 ose 70 mijë.

“Edhe kjo është shumë, edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime të mira”, tha Trump.

“Vendim i madh ka qenë mbyllja e kufirit me Kinën”, shtoi ai.

Shumica e shteteve amerikane kanë lëshuar urdhrin e qëndrimit në shtëpi, si masë për frenimin e koronavirusit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel