Ekskluzive Top Story/ Flasin heronjtë e vërtetë të infektivit, ata që janë në luftë të përditshme me Covid

28/04/2020 23:54

Top Story sjellë rrëfime të disa prej mjekëve, infermierëve dhe sanitarëve që punojnë me të sëmurët me Covid 19. Ata do të na tregojnë që nga emocionet e para personale të mbërritjes së pacientëve të parë e deri te sfidat profesionale.

Nata e 8 marsit do të mbetet për shumë kohë e ngulitur ne mendjen e atyre që u përballën të parët me rastin e pacientëve, babë e bir të prekur nga virusi.

“Ka qenë në datën 8 në darkë duke gdhirë data 9. Bashkë me shefe Najadën kemi qenë në pritje të pacientëve dhe sigurisht që unë isha e emocionuar pasi dukej sikur gjithçka ishte ndryshe nga herët e tjera. Ai momenti i parë ishte emocionues kur u bë intervista e parë nga shefja për të marrë anamnezën e pacientëve . të nesërmen pastaj unë fillova dhe shprehja emocionet e mia stafit”, tregon Merita Sefa, mjeke.

“Nuk besoj se kam për ta harruar ndonjëherë atë ditën e parë të kësaj pandemie që erdhi te ne pasi Dr. Najada me komunikoi se unë do të isha mjekja që do të merresha me pacientët e parë të shtruar me covid. Janë dy ndjenja realisht. Unë përveç se jam mjeke jam edhe nënë e dy fëmijëve. Nga ana profesionale ajo është një ndjenë, që duket e çuditshme kur e thua e bukur në aspektin Professional. Nga ana tjetër është ajo e problemit familjarë, fakti I të qënit nënë e bijë dhe të duhet të sakrifikosh familjen”, – tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

Shefja e shërbimit Najada Çomo kujton se në ato momente kishte shumë përballje në kokën e saj. Por dy kishin dominancë, shërbim sa më të mirë për pacientët si dhetë mbrohej me çdo kusht jeta e personelit.

Në përballjet e mia kishte shumë rryma që interferonin me njëra tjetrën. Paçka se për një gjë ju siguroj, se kisha dominancë që ishte puna shumë e mirë më të sëmurin dhe mbrojtja me çdo kusht e jetës së personelit. Ishte ballafaqimi i parë me një sëmundje shumë kontagjoze. Por edhe pse është veshja është frika e zhveshjes të gjitha këto janë frika që në fund përkthehen të hysh në një betejë siç je dhe të dalë numerikisht siç ke hyrë”,tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv.

Top Channel