Pamjet e rënda/ Trajleri bie nga ura e lartë 10 metra, humb jetën shoferi

28/04/2020 22:16

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës. Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shikohet sesi trajleri humbet kontrollin në momentin që po merrte kthesën në ngjitje të një ure.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të autostradës, kanë fiksuar momentin kur trajleri jeshil ngjitet lart tek ura e njohur si “Thap Chang Mai”, në Bangkok. Teksa shoferi i trajlerit po merrte kthesën, fatkeqësisht ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash. Nga ky aksident, fatkeqësisht ka mbetur i vdekur shoferi i trajlerit, shkruajnë mediat e huaja.

Policia thotë se shoferi Vichak Dokkam, 40 vjeç, u nxor i gjallë nga trajleri, por humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel