Pas shumë ndarjesh e ribashkimesh/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik, në pritje të fëmijës së parë!

29/04/2020 09:20

Modelja 25-vjeçare Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, 27-vjeçari Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi bëhet i ditur për tabloidin TMZ, ku nisur nga disa burime thuhet se Hadid është në javën e 20-të të shtatzënisë, teksa gjinia e fëmijës ende nuk dihet.

Duket se dyshja tashmë është gati për një etapë të re, e cila vjen pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh të bujshme. Artisti dhe modelja amerikane u kthyen bashkë janarin e këtij viti.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel