E premte, 20 Dhjetor 2019
15:51
Zyrtare: Arteta, trajner i ri i Arsenalit

Ka marrë fund saga për trajnerin e ri të Arsenalit.

15:47
RENEA aksion në Shkodër, synohen personat me rekorde kriminale

Në Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit.

15:43
Trump sfidon demokratët, kërkon hetim të menjëhershëm në Senat

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar hetim të menjëhershëm në Senat në një kohë kur demokratët dhe republikanët janë të ndarë për sa i takon kohës kur procesi do të fillojë.

15:33
Tërmeti/ 2.000 pasgoditje, sizmiologët: Lajm i mirë, sepse po çlirohet energjia

Sizmologet sugjerojnë qytetartët të mos panikohen nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale. Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parën, në orën 17.03, ishte me magnitutë 4.3 sipas shkallës righter dhe u ndie shumë, për sizmiologët nuk është shqetësuese.

15:21
Aeroporti i Vlorës/ Garanci nga qeveria, nëse nuk arkëton 140 mln euro në 10 vite, do kompesohet

Riskun më të madh për aeroportin e Vlorës do ta mbajë buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve. Qeveria ka marrë përsipër t’i garantojë kompanisë koncesionare rreth 140 milionë euro të ardhura të sigurta në 10 vitet e para nga trafiku i pasagjerëve dhe buxheti i shtetit.

15:18
Dhjetëvjeçari i grave protestuese

Ky dhjetëvjeçar që po mbyllet ka parë mjaft gra nga e gjithë bota të angazhohen edhe më shumë në çështje sociale.

15:02
Kaloi vetting-un, ankimohet vendimi për Besim Hajdarmatajn

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

14:52
‘Elsa’ mbërthen Evropën. Erë e fortë, shi dhe përmbytje

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, e quajtur Elsa është përplasur mbi disa pjesë të evropës duke i marrë jetën katër personave në spanjë dhe portugali dhe duke shkaktuar probleme të shumta në francë dhe britaninë e madhe po ashtu.

14:50
Artistët londinezë satirizojnë botën moderne

John Holcroft është një karikaturist nga Anglia, i cili krijon art të thjeshtë, të bazuar në stilin e viteve 50, për të trajtuar çështje serioze të jetës moderne.

14:45
“Operacioni Kutia”/ Shpërndahen lodra, veshje dhe libra për fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

Qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:45
Senati jep “OK”, Yuri Kim së shpejti në Tiranë si ambasadore

Yuri Kim, ka marrë edhe aprovimin e fundit për të qenë ambasadore e SHBA në Shqipëri. Senati amerikan, në takimin e fundit për këtë vit, ka konfirmuar diplomaten Kim si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Ajo u emërua nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti.

14:39
Video/ Shemben godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Janë shembur edhe dy godina të tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy godinat në Universitetin Bujqësor u shemben me një sasi të konsiderueshme eksplozivi.

14:26
Gjermania jep grantin 4 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

Qeveria gjermane do të mbështesë rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, me një grant prej 4 milionë euro.

14:14
Ambasada e SHBA kundër “anti-shpifjes”? Koski: Mos u ktheni në makthin komunist të kontrollit të fjalës

Ndonëse nuk e përmendi specifikisht në fjalim paketën “antishpifje”, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Daniel Koski, ishte shumë i qartë në mesazhet e dhëna sot kundër çdo përpjekje për të kontrolluar fjalën e lirë, edhe kur ajo është fyese.

14:13
“Skënderbeu”, opera e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Opera e Maqedonisë së Veriut do të mirëpresë për herë të parë një vepër shqiptare, operën ‘Skënderbeu’ nga Fatos Lumani, nën regjinë e Qëndrim Rijanit. “Kjo vepër do të jetë edhe aktiviteti i fundit që përmbyll vitin artistik në këtë institucion”, deklaroi drejtori i Operës së Maqedonisë së Veriut, Vaso Ristov.

13:56
Presidenca paralajmëron: Nëse Kuvendi vijon me rrugën e zgjedhur, Meta do ta çojë në “Venecia” për “Kushtetuesen”

Ilir Meta do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, lajmëron Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës, .

13:39
Mallra kontrabandë! Arrestime dhe procedime në Pogradec, në mesin e tyre edhe një doganier

Dy persona kanë rënë në pranga në Pogradec, njëri prej të cilëve me detyrë doganier, pasi lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë.

13:29
Manovra të rrezikshme me makinë! Arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhjen e supermarketit në Memaliaj

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar në Tiranë.

13:18
Festa larg familjes! Bujar Qamili tregon eksperiencën e natës së ndërrimit të viteve

“Mjeshtri i Madh” i këngës qytetare, Bujar Qamili po vijon përgatitjet për koncertet e radhës.

13:12
Kurti: Marrëveshja me LDK-në e mundshme dhe e nevojshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.

13:06
“Vendimi më i vështirë, Tottenham shpjegon trajnerin

Vendimi për të shkarkuar një nga trajnerët të të suksesshëm dhe më të dashur për tifozët, ishte ai më i vështiri në karrierën e Daniel Levi.

13:03
Ka “luftë” për Haaland, 12 mln paund për agjentin Raiola

Agjentët e futbollit arkëtuan 590 milionë euro këtë vit nga ndërmjetësimet për lojtarët dhe komisionet e tyre që kanë sjellë prej vitesh një luftë mes tyre dhe FIFA-s.

13:00
PSG synon Guardiolën, trajneri joshet nga liga franceze

Pas largimit nga Barcelona, ai nuk ka drejtuar asnjëherë për 4 sezone të njëjtën skuadër, ka një klauzolë në kontratë që i lejon largimin dhe pëlqen aventurat në ligat e ndryshme, gjithmonë në formacione pretendente.

12:58
Komisioni Hetimor për Presidentin, shqyrtohet ligjshëmëria për zgjedhjet dhe “Kushtetuesen”

Komisioni Hetimor parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta vendos ta zgjerojë spektrin e këtij hetimi. Presidenti do të hetohet edhe për shkelje të Kushtetutës në emërimin e gjyqtarëve kushtetues.

12:53
Nuk zhvillohen seancat gjyqësore, kreu i Gjykatës Antikorrupsion-Arben Krajës: Sillni prokurorët e SPAK

Për shkak se Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) është në fazë tranzitore, janë bllokuar edhe seancat gjyqësore në Gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO).

12:49
E veshur me përparëse laboratori… Miss Amerika 2020, kurorën e fiton një biokimiste

Një biokimiste nga Virxhinia është shpallur Miss Amerika 2020, pasi performoi një eksperiment shkencor live, duke sfiduar stereotipet e garës.

12:38
Parlamenti britanik voton sot marrëveshjen e Brexit-it

Parlamenti britanik voton sot marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Evropian. Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të veprohet me shpejtësi.

12:34
Zbulime për dinozaurë/ Brazili, një minierë ari për paleontologët

Miliona vite para arritjes së të tmerrshmit diranozaurit Rex, një tjetër dinozaur i frikshëm, Gnathovorax, popullonte atë që sot është Brazili jugor, duke gjurmuar pretë e tyre.

12:30
Protestat dhe grevat në Paris, irritimi ndjehet edhe te turistët!

Protestat dhe grevat në Paris kanë shënjuar edhe industrinë e turizmit.

12:29
Komisioni Hetimor/ Tedi Blushi: “Solidariteti” vërteton se krimet e Dvoranit janë kryer në bashkëpunim

Ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, pas vendimit të Komisionit Hetimor parlamentar për të zgjeruar bazën e hetimit.

12:23
Njeriu më i paguar nga YouTube? Një 8-vjeçar!

Një 8-vjeçar që vlerëson lodrat në YouTube është zgjedhur nga Forbes si fituesi më i madh i platformës për 2019.

12:19
Gjelat e fundvitit, edhe në Zadrimë këtë vit ka prodhim e shitje

Tone Zefi nga fshati Mabe i Lezhës prej me shume se 18 vitesh merret me rritjen e gjelit të detit. Këtë vit Tonja ja ka dale mirë pasi ka rritur 1000 gjela deti, por ajo tregon se të merresh me rritjen e tyre kërkon mund e sakrificë të madhe.

12:16
Fshati pa kushte! Maqellarë, banorët: S’ka turizëm me ujëra të ndotura

Në fshatin Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës banorët ankohen se nuk kanë kushtet jetese normale.

12:08
Maturanti padit ministrinë! Kërkon pikët: Gabim në korrigjimin e testit

Korrigjimi i testit të maturantit, Armando Gjocit krijoi mosmarrëveshjen e parë juridike mes institucionit arsimor dhe nxënësve.

12:05
Të rinjtë fillojnë festat e Krishtlindjeve dhe sfidojnë të ftohtin

“E enjtja e etjes”, kështu është quajtur nata e mbrëmshme nëpër rrugët e Britanisë, të cilat janë mbushur plot me persona që kanë festuar ditët e fundit para festave të Krishtlindjeve me kolegët e miqtë.

12:00
Në kërkim për mashtrim, vlonjati arrestohet në Tiranë dhe tani i shtohet një tjetër akuzë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion në Tiranë, duke bërë të mundur arrestimin e një personi në kërkim.

11:59
Medalje policëve dhe zjarrfikësve të kërkim-shpëtimit, Lleshaj: Orët e para të 26 nëntorit kanë zënë vend në kujtesë

Në ceremoninë për dekorimin e 11 punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe shërbimit zjarrfikës, nga ministri i Brendshëm, sa i takon operacioneve të kërkim-shpëtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

11:59
Tenton të fus drogë në burg, arrestohet një femër

Policia ka arrestuar një femër e cila tek e njëjta është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancëss narkotike.

11:58
Prokuroria jep detaje për vrasjen e inspektorit të Prishtinës

Të mërkurën në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës në rrugën Graçanicë-Gjilan, në pyll kishte gjetur një person pa shenja jete.

11:53
“The Economist”: Maqedonia e Veriut është në vendet me përparim të madh

Në tekstin e gazetës së njohur “The Economist” me titul “Cili komb ka përparuar më shumë në vitin 2019″, Maqedonia e Veriut, Sudani dhe Zelanda e Re theksohen si vende të cilat më shumë kanë përparuar në vitet e kaluara, ndërsa fitues për këtë vit është Uzbekistani, vendi i cili, siç thuhet në gazetë” e ka hequr robërinë.

11:51
Boki 13 dhe babai i tij do të merren në pyetje nga Ruskoska

Bojan Jovanovski (Boki 13), babai i tij, Mile Jovanovski dhe asistentja e OJQ-së Lidhja Ndërkomëbtare, Hristina Bllazhevska, sot në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duhet që të japin deklaratë për rastin “Reket 2”, njoftojn mediat ne gjuhen shqipe ne Maqedonine e Veriut.

11:50
Shkarkimi i Metës/ Nisi si komision hetimor për anulimin e 30 qershorit, mazhoranca fut edhe çështjen e “Kushtetueses”

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk do të dalë me një propozim përfundimtar edhe për një kohë të konsiderueshme.

11:49
Tërmeti i 26 nëntorit/ Dekorohen 11 punonjës të policisë dhe shërbimit zjarrfikës

Ditën e sotme u mbajt një ceremoni për dekorimin e 11 punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe shërbimit zjarrfikës, nga ministri i Brendshëm, sa i takon operacioneve të kërkim-shpëtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

11:47
Ishte fshehur prapa shtyllës së betonit dhe po gjuante me kallashnikov, momenti kur policia ruse vret sulmuesin në Moskë

Një dëshmitar i të shtënave në Moskë ka filmuar momentin e vrasjes së sulmuesit, që hapi zjarr me kallashnikov në afërsi të selisë së Shërbimit Sekret rus.

11:45
Rrëfimi i dy ish të burgosurave: Si u dhunuan fizikisht brenda burgut të Lipjanit, iu thonin se kishin HIV

A.D, është mbajtur një muaj në izolim në Burgun e Lipjanit, për shkak të dyshimit se ishte e prekur me HIV. Për këtë dyshim stafi nuk kishte asnjë analizë. Pas insistimit të A.D që t’i bëhet testi, konstatohet se nuk është e prekur nga sëmundje dhe dërgohet në qeli me të burgosurat tjera.

11:44
Telashe për Liverpool, Van Dijk mungon në finalen ndaj Flamengos

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, me shumë gjasë pritet të mungojë në ndeshjen finale ndaj Flamengos.

11:42
Moti në Kosovë

Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që sjellin vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu.

11:41
Kurti: Marrëveshja me LDK-në e mundshme dhe e nevojshme

​Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.

11:40
I mituri goditet me thikë në Podujevë

Policia në Podujevë ka arrestuar një të mitur në Podujevë, pasi që i njëjti ka plagosur me thikë një të mitur tjetër.

11:39
Digjet një shtëpi në Lipjan

Një banor nga fshati Baicë e Lipjanit ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia me objektin ndihmës dhe një stallë.

11:38
Aksidenti në Pejë, zjarrfikësit nxjerrin nga vetura ngasësen e lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Pejë-Decan ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.

11:37
Vetaksidentohet në Klinë, lëndohen tre persona

Policia raporton edhe për një tjetër aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Rudicë të Klinës.

11:36
Tërhiqet nga shitja parcela Rogova

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë nr.63-KB Rogova, Parcela nr.639-0 në ZK Rogovë I’, me numër rendor 63, prona në ZK Rogove Komuna e Gjakovës.

11:33
Kërkim për naftë në Dumre, nënshkruhet kontrata me kompaninë italiane

Dita e sotme ka sjellë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë italiane ENI sa i takon kërkimeve për hidrokarbure në Dumre; një marrëveshje kjo që vjen pas zbulimit të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut.

11:22
Shpopullimi i vendit/ Meta: Politika të reflektojë, por edhe shqiptarët “t’i thërrasin mendjes”

Presidenti Ilir Meta e konsideron “konflikt skizofrenik” përplasjen e vazhdueshme mazhorancë-opozitë dhe që ka ndikuar nga largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Sipas Metës, shifrat e fundit tregojnë me një rritje prej 16% brenda këtij viti të tendecës së shqiptarëve për t’u larguar nga vendi.

11:13
Vrasja horror në Korçë, flet babai i 18-vjeçarit të arrestuar: Viktimën e kisha kushëri, djali ka qenë në shtëpi

Ditën e djeshme, fshati Mbroje i Korçës u trondit nga një vrasje horror, ku 48-vjeçari Flamur Duçi u gjend i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij.

10:55
Mbyllen gazeta Mapo dhe Shekulli!

“Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme”, shkruan përmes një postimi në Facebook, Bujar Kapexhiu, karikaturist në gazetën e shtypur MAPO.

10:54
Dy ditë pas miratimit të “anti-shpifjes”, Ruçi: Vetërregullimi i medias pa rregullimin nga shteti, nuk ka garanci

Vetëm dy ditë pasi në Parlament u votua paketa “anti-shpifje”, kryeparlamentari Gramoz Ruçi foli sot në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”.

10:42
“Paketa antishpifje”/ Meta: Media s’mund të jetë armike e politikës; pas shumë viteve gazetarët iu rikthyen protestave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.

10:27
“Shengeni Ballkanik”, Monika Kryemadhi ka 6 pyetje për Edi Ramën

Monika Kryemadhi paralajmëron se “Shengeni Ballkanik” pa praninë e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të nxisi konflikt.

10:24
Shkoi me pushime teksa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kryeministri australian kërkon falje

Në një kohë kur situata e zjarreve në Australi është përkeqësuar, presidenti Scott Morrison ka kërkuar falje për pushimet e bëra, teksa në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

10:18
Betohet Arben Ahmetaj, ministri i ri në Qeveri

Arben Ahmetaj është rikthyer në Ekzekutiv si ministër Shteti për Rindërtimin. Ai ka bërë sot betimin përpara presidentit Ilir Meta.

10:09
Studimi/ Infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur në Gjermani

Një studim i porsa botuar në Gjermani konstaton se infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur

10:06
Sot takohet treshja Rama-Vuçiç-Zaev në Tiranë, Kosova nuk merr pjesë!

Ditën e sotme dhe të nesërme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

09:56
Deutsche Welle: Shpresa tek SPAK si fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri

Gjermania përshëndet ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Shqipëri. Ky institucion i ri do të merret me hetimin dhe gjykimin për korrupsion të ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë.

09:51
SPAK/ Ibrahimi: Fillimviti do të jetë intensiv. Kraja: Do jemi skuadër shumë e fortë

“Tani është koha për punë, jo për llafe, kemi shumë punë për të bërë.” Këto ishin fjalët e pakta që Arben Kraja tha në ditën e parë të prezantimit si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

09:44
Vlorë/ Zbardhet e vërteta e shpërthimit në banesë! Nuk ishte lëndë plasëse, por dushi (PAMJE)

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00, një shpërthim ndodhi në një banesë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.

09:35
Makinë e blinduar, armë zjarri dhe municion luftarak! Arrestohen 3 persona të rrezikshëm në Fier

Tre persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar në Fier, ndërkohë që u janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.

09:26
Ishin nisur nga Shkodra drejt Krujës për të vjedhur, arrestohen 2 të rinjtë

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Krujës, teksa ishin përgatitur për të kryer vjedhje.

09:17
Tërmeti/ Pallatit në Durrës i ishin larguar banorët, arrestohet 42-vjeçari që po tentonte të vidhte

Një 42-vjeçar me iniciale L. T., u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17 në Durrës, të cilit i ishin larguar banorët.

09:00
Vrasja në Korçë/ Viktimën tentuan ta digjnin, ndalohet bashkëfshatari 18-vjeçar

Një 18-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet si autor i vrasjes së djeshme në fshatin Mborje, ku një 48-vjeçar humbi jetën.

08:43
Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në pjesën e jashtme të një banese

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në Vlorë në lagjen “Kushtrimi” rreth orës 03:00.

08:37
Po drejtonin makinën pa leje drejtimi, policia arreston një 18 vjeçar dhe një 31 vjeçar

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët po drejtonin automjetin pa leje drejtimi përkatëse.

08:27
Ligjvënësit evropianë dënojnë dhunën ndaj protestuesve në Iran

Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, që dënon përdorimin e dhunës nga ana e forcave iraniane të sigurisë ndaj protestuesve jo të dhunshëm.

08:10
Efektet e pezullimit të prodhimit të avionit 737 Max

Kompania Boeing konfirmoi se do të pezullojë prodhimin e avionit 737 Max muajin tjetër pasi rregullatorët sqaruan se nuk do të miratojnë kthimin e avionit në shërbim deri në fund të vitit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për ndikimin e mundshëm të këtij vendimi.

07:51
Reshje shiu dhe dëbore, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

07:02
Bima mjekësore e shtogut, si ta përdorni kundër diabetit

Jeni në kërkim të një kure mjekësore që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore? AgroWeb.org ju prezanton shtogun, lëngu i të cilit konsiderohet si ari i lëngshëm. Shtogu është një nga bimët më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjërësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra. Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

06:43
Cila është mbrojtja më e mirë për trurin dhe cilësinë e jetës

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Gjumi ndahet në disa kategori: gjumi i lehtë, i thellë, dhe gjumi i ëndrrave ose siç njihet ndryshe faza REM. Studimet, të cilave kanë zbuluar se pikërisht gjatë fazës së gjumit të ëndrrave, gjëra të mrekullueshme ndodhin në tru.

06:29
5 mënyra praktike si të përdorni uthullën e mollës për lëkurën

Ardhja e verës shoqërohet me shumë probleme të lëkurës. Nxehtësia e diellit është tepër e ashpër në lëkurë dhe shkakton probleme si djegie, akne, puçra, njolla dhe infeksione të tjera. Kurat dhe trajtimet e këtyre problemeve janë të shumta por një prej tyre e gjeni pikërisht në shtëpinë tuaj.

05:29
Hong Kong, policia bllokon 10 milionë dollarë donacione për protestuesit

Policia e Hong Kongut njoftoi të enjten se ka bllokuar 10 milionë dollarë nga një fond dhurimesh në ndihmë të protestuesve pro-demokracisë dhe se kishte arrestuar nën dyshimet për pastrim parash katër anëtarë të tij.

04:33
Parlamenti gjerman miraton mocionin që kërkon ndalesë të plotë për Hezbollahun

Parlamenti gjerman miratoi të enjten një mocion, përmes të cilit i kërkohet qeverisë së kancelares, Angela Merkel, të ndalojë të gjitha aktivitetet e grupit Hezbollah në territorin gjerman, duke përmendur “aktivitetet e tij terroriste” veçanërisht në Siri.

03:34
“Peshqit e mëdhenj”, ja përse Kreshnik Spahiu nuk është optimist pas ngritjes së SPAK

Pas shumë vonesash, sot mori jetë Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ose siç njihet ndryshe me shkurtimin SPAK.

02:26
Sllovaki, proces gjyqësor në janar për vrasjen e gazetarit investigativ

Në Sllovaki katër persona të dyshuar për vrasjen e një gazetari investigativ dhe të fejuarën e tij pritet të dalin përpara gjykatës në janar, pasi gjykatësit vendosën të enjten se ndaj tyre kishte prova të mjaftueshme. Ngjarja ka shkaktuar protesta masive në vend kundër korrupsionit.

01:20
334 të arrestuar në Itali/ Operacioni i policisë kundër Ndranghetas, në pranga edhe një ish deputet

334 persona janë arrestuar, mes tyre dhe një kolonel policie e një ish-deputet, gjatë një operacionin blic në Itali kundër Ndranghetës së konsideruar si grupi më i fuqishëm mafioz i vendit fqinj.

00:37
Buxheti i ri i Greqisë/ Ulet 8% e taksa mbi pasurinë e paluajtshme, reduktohet taksa e solidaritetit

Deputetët e partisë qeveritare kanë pritur në parlament me duartrokitje miratimin e buxhetit për vitin 2020. 158 ligjvënësit e Demokracisë së Re që kanë votuar pro nga 297 të pranishëm në sallë, kanë dëgjuar fjalimin e kryeministrit Mitsotakis i cili ka theksuar se në këtë buxhet parashikohet një ulje e mëtejshme prej 8% e taksës mbi pasurinë e palujtshme si dhe një reduktim i taksës së solidaritetit për shtresat në nevojë.

00:08
Video/ “Njëanshmëri flagrante”, Kikia: Ish Drejtori i Policisë duhet të ishte në bankën e të akuzuarve

Gazetari Mentor Kikia e konsideroi një anshmëri flagrante faktin që ish drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi nuk është në bankën e të akuzuarve.

E enjte, 19 Dhjetor 2019
23:36
Video/ Salianji tregon provat në Open: Zyrtarët e policisë flasin për lekë në telefon me Fredi Alizotin

Ish-deputeti Ervin Salinji i dha një usb stafit të Open me materiale përgjimi mes punonjësve të policisë dhe Fredi Alizotit. Në usb-në e dhënë nga Salinji kishte rreth 30 materiale përgjimi nga Prokuroria.

23:03
Salianji tregon shkresat në Open: Gjyqtari i Apelit të Tiranës është kërcënuar nga banda e Xhafajve

Ish deputeti Ervin Salianji tha në Open në Top Channel që një gjyqtar i Gjykatës së Apelit është kërcënuar me jetë. Salianji tregoi edhe shkresat e ku gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar mbrojtje tek institucionet e shtetit.

22:38
Ervin Salianji: Në qoftë se këto janë copa letre, jap dorëheqjen tani

Ervin Salianji i ftuar në Open në Top Channel foli rreth vendimit të gjykatës i cili tha se e priste vendimin sepse prokuroria e devijoi hetimin.

22:35
Ka fituar azil politik apo është arrestuar në Belgjikë? Ja si përgjigjet avokati i babales

Avokati i cili ka mbrojtur Albert Veliun ose siç njihet ndryshe me emrin Babalja ka folur në Open në Top Channel për të situatën në të cilin ndodhet klienti i tij.

22:28
Amir Rrahmani shumë pranë Napolit, Partizani ‘shpreson’

Napoli është shumë pranë firmës me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani. “Sky Sport”, raporton se ende mungon një akord midis Rrahmanit dhe ekipit Napolit, por që sipas gazetës kjo gjë nuk përbën problem, pasi kosovari e ka dhënë dakortsinë e tij për të kaluar në ekipin jugor.

22:16
Gruaja priti 6 orë në trotuar për ambulancën, vdiq në spital

Një nënë u detyrua ta presë ambulancën për gjashtë orë mbi një trotuar të ftohtë, pasi u rrëzua në rrugë dhe theu këmbën. Më pas vdiq në spital pas një infarkti.

22:03
Stilistja nxjerr në pah pjesët që grave u kërkohet t’i mbulojnë

Kombinimi i cohave me pjesë metalike, të sjella nga stilistja braziliane, Karoline Vitto, gjen bukuri te pjesët e trupit që femrat zakonisht përpiqen t’i mbulojnë.

21:45
Mentor Kikia në Open: SPAK nuk është një strukturë e mbinatyrshme

Sot mori jetë SPAK-u, një njesi shumë e komentuar dhe shpresëdhënëse për të hetuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë të shtetit.

21:33
Sizmologu Edmond Dushi: Nuk ka vend për panik, deri më tani janë 2000 paslëkundje

Në studion e emisionit “Open”, të gazetares Eni Vasili në një lidhje “live” ishte sizmologu Edmond Dushi, i cili foli për lëkundjet që u ndjen në Tiranë rreth orës 17:03, me epiqendër në Vorë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

21:01
E dhunonte bashkëshorti, gruaja vret foshnjen

Dhuna e vazhdueshme psikologjike e shkaktuar nga partneri i saj pilot, shtyu një nënë në Angli që të vriste djalin e saj. Piloti Peter Chilvers 33 vjeç është dënuar me 18 muaj burg për dhunë psikologjike ndaj të fejuarës së tij Magda Lesicka.

21:00
Real Madridi do Milinkovic-Savic, 105 mln euro për Lazion

Sergej Milinkovic-Savic vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në merkato. Mesfushori i Lazios pëlqehet nga shumë klube të mëdha jo vetëm italiane por edhe nga kampionate të tjera të rëndësishme dhe ndoshta serbi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Lazio.

20:45
Pas Resë, Tiranës i shtohet “La Radura”, Veliaj: Një ikonë tjetër për kryeqytetin, kemi nisur rikuperimin në kohë rekord

Tiranës i shtohet një tjetër destinacion interesant, ku qytetarë, organizata e institucione të ndryshme mund të organizojnë takime e evente të ndryshme në një ambient të hapur.

20:23
Stankovic largohet nga Interi, do jetë trajneri i ardhshëm i…

Vetëm pak ditë pasi ishte punësuar si asistent trajner i skuadrave të moshave te Interi, Dejan Stnkovic ka dhënë dorëheqjen, për të provuar një eksperiencë shumë të rëndësishme si trajner.

20:15
17 vjetori i Fiks Fare

Fiks Fare sot bën 17 vjet që nga krijimi i tij. Kjo ditëlindje e rigjeti Fiksin si emisionin investigativ më të ndjekur dhe të dashur të ekraneve shqiptare.