Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në pranga në Pogradec, njëri prej të cilëve me detyrë doganier, pasi lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë.

Kështu u arrestuan A.T., 47 vjeç, banues në Pogradec dhe F.D., 60 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në Doganën e Tushemishtit)

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.T., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (fruta ta thata), të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Tushemisht, ku doganieri F.D., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.

Po kështu u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 2 shtetas të tjerë të cilët tregtonin mallra pa pullë fiskale, konkretisht shtetasit S.L., 51 vjeç dhe A.G., 58 vjeç, banues në Pogradec. Ata u kapën duke tregtuar në dyqanet respektive të tyre në qytetin e Pogradecit, sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Top Channel