Arben Kraja dhe Gent Ibrahimi

“Tani është koha për punë, jo për llafe, kemi shumë punë për të bërë.” Këto ishin fjalët e pakta që Arben Kraja tha në ditën e parë të prezantimit si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

Përpara anëtarëve të SPAK, Kraja u zotua se ky institucion do të ketë një skuadër të fortë, e cila do e drejtojë me kompetencë.

“Do të bëjmë një skuadër shumë të fortë që do ta drejtojë me plot kompetencë këtë institucion”, tha kryeprokurori i SPAK.

I pranishëm në prezantim ishte edhe Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokuroisë, i cili paralajmëroi për një punë intensive të SPAK në fillim të vitit 2020.

“Prokurorët e SPAK fillojnë sot detyrën, zoti Kraja është në krye të detyrës dhe të gjithë mund të shkojmë të festojmë të qetë festat, me vetëdijen se fillim viti do të jetë intensiv. Intensiv për të gjithë ne në frontet përkatëse të punës”, theksoi kreu i KLP-së.

Arben Kraja u zgjodh dje në krye të SPAK, një prej institucioneve të reja të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi dhe që objektiv kryesor të punës do të ketë hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të larta, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel