Në Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona dhe në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata me precedentë penal.

Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës. Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana.

Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër.

Top Channel