Aksidenti në Pejë, zjarrfikësit nxjerrin nga vetura ngasësen e lënduar rëndë

20/12/2019 11:38

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Pejë-Decan ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas Policisë së Pejës aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq ku janë përfshirë dy vetura, njërën e ngiste një femër ndërsa tjetrën një mashkull i cili tashmë është i dyshuar.

Me të marr informatën Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të Policia kanë shkuar edhe ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

E lënduara është nxjerr nga vetura me ndihmën e zjarrfikësve dhe e njëjta është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

Deri të aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit./KosovaPress/

Top Channel