Kombinimi i cohave me pjesë metalike, të sjella nga stilistja braziliane, Karoline Vitto, gjen bukuri te pjesët e trupit që femrat zakonisht përpiqen t’i mbulojnë.

Vito ka lindur në Brazil dhe ka mbaruar Kolegjin Mbretëror të Artit në Londër. Koleksioni i saj me veshje të veçanta vë në dukje shtresat e mishit që krijohen nga shëndeti në trup, në mënyra të ndryshme dhe me krenari.

Stilisjta e re thekson se standardet e bukurisë ndryshojnë në kultura të ndryshme, dhe ato që gjenden sot në vende si Britania janë ato që i nxitin femrat t’u drejtohen kirurgjive plastike dhe dietave të pashëndetshme.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel