Fiks Fare sot bën 17 vjet që nga krijimi i tij. Kjo ditëlindje e rigjeti Fiksin si emisionin investigativ më të ndjekur dhe të dashur të ekraneve shqiptare.

Në këtë përvjetor Fiksi risolli edhe njëherë në vëmendje temat më të rëndësishme që ka trajtuar gjatë sezonit të vitit 2018-2019, por gjithashtu rikujtoi edhe temat e tij më të bujshme si trafikimi i fëmijëve dhe shitja e tyre jashtë kufijëve të Shqipërisë. Shpëtimi i fëmijës nga trafikimi, ishte në fokus jo vetëm të mediave shqipatare por edhe atyre të huaja, që morën shkas nga emisioni Fiks Fare për të risjellë në vëmendje këtë fenomen të trishtë dhe skandal që do të mbahej mend gjatë.

Një tjetër skandal po aq i bujshëm, ishte edhe ajo që në Fiks Fare njihet si “Dosja  Stela”. Stela ishte një vajzë nga qyteti i Vlorës e cila shfrytëzohej nga oficerë të policisë, apo punonjës policie për të futur në kurth biznesmenë apo individë të ndryshëm, të cilëve me pas u vendoseshin gjoba për t’u mbyllur dosjet. Publikimi i kësaj dosje tronditi themelet e policisë shqiptare dhe krimin e organizuar të lidhur me strukturat e policisë që operonin të pashqetësuar për vite me radhë.

Viti 2018-2019 ka qenë një tjetër sezon i sukseshëm për emisionin investigativ. Goditja e korrupsionit në sistemin drejtësisë që nga avokatët deri tek prokurorët e gjykatësit kanë qenë në fokus të vazhdueshëm edhe këtë sezon. Blerja e lirisë i kushtoi 4 mijë euro një familjari nga Vlora i cili prej muajsh zhavatej nga avokati i tij, por që nuk kish gjetur zgjidhje. Ai kërkonte pafajësinë, dhe atë e mori, pasi pagoi edhe 1 mijë euro tek avokati, i cili pretendoi që këto lekë do t’i ndante me prokurorinë. Pasi u bë pagesa prukororia pezulloi hetimin për shkak të mungesës së provave, pas 7 muajsh hetim.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel