Ditën e sotme u mbajt një ceremoni për dekorimin e 11 punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe shërbimit zjarrfikës, nga ministri i Brendshëm, sa i takon operacioneve të kërkim-shpëtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kështu, “MEDALJA E NDERIT” iu dha punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësve të shërbimeve mbështetëse, si dhe punonjësve të huaj të policisë, të atashuar në vendin tonë, të cilët shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, në ruajtjen dhe administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara nga ligji për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit.

1. Lorenc Shehu
Drejtor i DVP Durrës

2. Artur Hehaj
Shef i Komisariatit Krujë

Medalja “PËR TRIMËRI” iu dha punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme.

1. Artur Duli
Punonjës i FNSH

2. Klodian Hysi
Punonjës i RENEA

3. Luan Kapaj
Zjarrfikës i MNZSH, Vlorë

4. Endri Krashta
Shef i MNZSH, Kavajë

5. Gjovalin Zefi
Zjarrfikës i MNZSH, Vau i Dejës

Medalja “PËR SHPËTIM JETE” iu dha punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kryejnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel