Ka “luftë” për Haaland, 12 mln paund për agjentin Raiola

20/12/2019 13:03

Agjentët e futbollit arkëtuan 590 milionë euro këtë vit nga ndërmjetësimet për lojtarët dhe komisionet e tyre që kanë sjellë prej vitesh një luftë mes tyre dhe FIFA-s.

Një prej prokuratorëve më të njohur në skenën botërore, tani është kthyer në pengesën kryesore të klubeve që duan të blejnë Erling Haaland.

Djaloshi çudibërës i skuadrës së Salzburgut ka tërhequr gjysmën e klubeve Vuropiane për formën që po shfaq këtë sezon. Është vetëm 19 vjec por ka një mesatare të frikshme shënimi dhe sillet si veteran në tapetin e blertë. Por kush dëshiron të firmosë me Erling Haland, do të duhet ti paguajë superagjentit Mino Raiola plot 12 milionë Paund.

Mancester Junaitid është në linjë të parë për sulmuesin norvegjez të Salzburgut, por nëse austriakët duan 80 milionë për ta lënë të lirë, nuk kërkon pak as prokuratori i tij. Haland është sulmuesi më në formë në Europë me 28 gola në 22 ndeshje, dhe shihet si përforcimi i duhur për Djajtë e Kuq, për të siguruar Champions.

 

Top Channel