12:11
Liderja e opozitës iraniane viziton zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri
Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Manëz dhe Durrës, dhe u takua me njerëzit e prekur nga tërmeti. Znj. Rajavi u shprehu familjeve keqardhjen e saj, si dhe shpresën se vuajtja e tyre do të marrë fund sa më shpejt me ardhjen e Vitit të Ri.