E premte, 20 Mars 2020
16:07
Lufta kundër CoVid-19/ SHBA premton 100 milionë $ për të ndihmuar Shqipërinë dhe vende të tjera

“SHBA ka premtuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerë për të luftuar COVID19.” kjo është deklarata e lëshuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

15:53
Qeveria e Kosovës voton heqjen e taksës

Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhje të Qeverisë vendimin për heqjen e pjesshme te taksës, vetëm për lëndën e parë.

15:41
SMS-ja në emër të Lulzim Bashës/ Përgjigjja zyrtare e kompanisë celulare: U dërgua nga një platformë e huaj

Kompania celulare Vodafone i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike në lidhje me mesazhin e dërguar dy netë më parë, në adresë të moderatores dhe gazetares Eni Vasili, teksa kjo e fundit intervistonte kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Open”.

15:34
Raporti i Bundesbank për koronavirusin: Kartëmonedhat, rrezik i ulët

Kina u kërkoi në muajin shkurt bankave të dezinfektonin kartëmonedhat dhe t`i mbanin ato për shtatë ditë në vende të thata, si pjesë e politikave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

15:30
Thirrja e katolikëve: Kemi përgjegjësi jo vetëm për vete por edhe të tjerët

Imzot Xhorxh Frendo ne emër të kishës katolike shqiptare ka një mesazh për të gjithë.

15:29
Covid-19/ Shqiptarët që kanë tejkaluar lejen e qëndrimit në Austri nuk do penalizohen!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

15:21
Të shpallur në kërkim! Policia arreston dy të rinj në Vlorë dhe Sarandë

Dy të rinj të dënuar me burg kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës dhe Saradës.

15:21
Virusi na ndryshoi zakonet/ Nuk ka më dasma e festa, varrimet vetëm nga familja

Covid -19 ka zhdukur ritet fetare dhe zakonet shqiptare. Nëse në familjen tonë vinte në jetë një bebe të gjithë të afërmit me lule në dorë shkonin në spital për t’i uruar foshnjës jetëgjatësi.

15:15
Ndihmë edhe për median/ Në punë si mjekët e policët, por TV në rrezik kolapsi

Në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë të koronavirusit të gjithë janë në vështirësi shumë të mëdha. Ndërkohë, për asnjë ditë nuk e kanë lënë punën mjekët, infermierët, farmacistët, policia apo edhe gazetarët.

15:12
E premte, xhamia bosh/ Imami falet vetëm. Besimtarët dëgjojnë thirrjen e ezanit në shtëpi

Thirrja e Ezanit për faljen e të premtes, e gjen bosh xhaminë “Xhura” në Tiranë. Dhe jo vetëm këtë objekt kulti, por gjithë xhamitë në Shqipëri.

15:07
Mësimi online/ Studentët e Elbasanit përgatiten nga shtëpia

Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së Covid 19 dhe mundësisë së shtyrjes së vendimit të fillimit të shkollës, duket se edhe studentët do të nisin mësimin online.

15:05
Covid-19, Greqia regjistron viktimën e tetë

Ka shkuar në tetë numri i viktimave në Greqi, si pasojë e koronavirusit.

14:55
Berat/ Shpërndahen 350 pako me ushqime për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë

Bashkia Berat po shpërndan pako ushqimore në të gjitha lagjet e qytetit. 350 të tilla janë shpërndarë në dy ditë aksion për të moshuarit e vetmuar e të sëmurë dhe për familjet në nevojë.

14:52
Koeman: Shpresoj ta drejtoj Barcelonën një ditë

Ronaldo Koeman ka folur për mundisinë e trajnimit të klubit të madh katalunas, Barcelonës.

14:47
Gjigandët e farmaceutikës: Bashkë kundër koronavirusit!

Kompanitë e mëdha dhe laboratorët kërkimorë në mbarë botën janë vënë në garë për gjetjen e vaksinave dhe kurave për koronavirusin e ri, duke përdorur teknologji nga më të ndryshmet.

14:41
Kurti: Së shpejti fillon zbatimi i planit për heqjen e taksës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar sot se së shpejti do të fillojë zbatimi i planit të tij për heqjen e taksës ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

14:37
Frikë nga shtimi i viktimave nga koronavirus, Greqia hap 372 varre të reja

Bashkia e Athinës ka njoftuar se do të hapen 372 varre të reja në varrezën e 3-të bashkiake, për të qenë të përgatitur nëse do të shtohen ndjeshëm vdekjet nga pandemia Covid-19.

14:35
Covid-19 vështirëson kthimin e qytetarëve në Shqipëri e Kosovë

Vendimi drakonian i BE për mbylljen e kufijve ka sjellë mjaft probleme edhe për shqiptarët që ndodhen aktualisht në Gjermani e duan të kthehen në vendlindje. Në Kosovë u kthyen me një fluturim të posaçëm rreth 100 vetë.

14:32
Nga sot, Serbia mbyll kufijtë! Shtetasit e vendeve të tjera, s’do lejohen të hyjnë

Në vëmendje të shtetasve shqiptarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19.

14:22
Covid-19/ Vajza e dhëndri kanë mbetur në Romë, qytetari nga Vlora: Të kthehen në Shqipëri, shteti të negociojë

Kastriot Malaj, një qytetar nga Vlora ngre një shqetësim tashmë tepër aktual për shumë shqiptarë; rikthimin e të afërmve në vendlindje!

14:08
Presidenti i La Ligas, zbulon çfarë do të ndodh në rastin se kampionati nuk vazhdon

Koronavirusi ka pezulluar thuajse të gjitha ligat evropiane të futbollit, përfshirë këtu edhe atë spanjolle, La Liga-n.

14:05
Dy yjet e Bayernit dhurojnë 1 milion euro për luftën ndaj Koronavirusit

Dy lojtarët e përfaqësueses së Gjermanisë, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich dhuruan një milion euro për të ndihmuar në luftën kundër Koronavirusit dhe krijuan një platformë për të mbledhur më shumë donacione.

14:02
Vizitoi “Disney World”, vdes nga koronavirusi 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar që rezultoi testoi pozitiv ndaj koronavirusit pasi vizitoi Disney World dhe kaloi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angelesit në fillim të këtij muaji, ka ndërruar jetë në një spital të Pasadenës.

13:52
Rama apel të rinjve: Rrini në shtëpi! Mos merrni jashtë ‘bombat’ për të vrarë prindërit e gjyshërit

Kryeministri Edi Rama në video mesazhin e tij i bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.

13:49
Rama: 50 përqind më shume internet falas, falas aksesi edukativ

Kryeministri Edi Rama në një vide mesazh për qytetarët foli gjatë për shërbimin e internetit si një çështje që shqetësonte qytetarët.

13:49
Vdiq nëna me dy fëmijët, nga koronavirusi ndërron jetë dhe anëtari i katërt i familjes!

Familja e Nju Xhersit, e dërrmuar tashmë nga tre vdekje prej koronavirusit, humbi nga sëmundja edhe një anëtar të katërt.

13:46
Covid-19/ Hong Kongu regjistron numrin më të madh të rasteve brenda një dite

Territori kinez i Hong Kongut ka regjistruar 48 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë brenda një dite në këtë vend.

13:42
Një mjek pakistanez arrestohet në SHBA nën akuzat për terrorizëm

Një mjek pakistanez u arrestua në shtetin amerikan të Minesotës nën akuzat për terrorizëm.

13:32
Koronavirusi, Gjermani/ Rreth 3000 të infektuar në 24 orë

Numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani është rritur me 2.958 persona vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 13.957 të prekur, tha agjencia federale e shëndetit publik, këtë të premte.

13:19
Covid-19/ Në 30 ditët e ardhshme, në Slloveni do të hyjnë vetëm ata që kanë lejeqëndrim

Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Slloveni.

13:14
Shkaku i Koronavirusit, Ronaldo pritet të humbasi miliona euro

Futbolli Italian u pezullua i pari për shkak të Koronavirusit në Europë dhe sigurisht do të ketë më shumë javë për të rikuperuar se në çdo vend tjetër evropian.

13:12
Panik në aeroportin e Barcelonës, dy shqiptarë përplasin makinën dhe lëshojnë thirrje ekstremiste

Dy shqiptarë u arrestuan pasi u përplasën me një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës herët të premten në mëngjes duke thirrur parulla “të tipit islamik”, por nuk pati lëndime, shkruan Reuters.

13:08
Presidenti Meta: Mirënjohje për çdo efektiv të policisë dhe ushtrisë në terren

Presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale falenderon dhe shpreh mirënjojen e tij për efektivet e Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit, për punën e palodhshme që ata kanë kryer këto ditë të vështira për vendin tonë.

13:02
Man. United përgatit rikthimin e legjendës në “Old Trafford”

Eric Cantona mund të jetë legjenda e radhës e Manchester United që rikthehet për të ndihmuar klubin në këto momente të vështira që po kalon.

12:59
Ambasada e Japonisë në Kosovë ndan grante në vlerë 350 mijë euro në pesë komuna

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka njoftuar se në kuadër të skemës për projekte bazike dhe siguri njerëzore të Qeverisë Japoneze, ka nënshkruar pesë grant projekte me një total të granteve 348,084.00 euro me qëllim të implementimit të projekteve për qytetarët e Kosovës në pesë komuna.

12:57
Humanizëm në kohë koronavirusi/ Futbollistët e klubit gjerman refuzojnë rrogat për të paguar punëtorët

Lojtarët e skuadrës së Gladbah-ut në Gjermani kanë refuzuar të marrin rrogat e tyre.

12:46
Thaçi: Kosova po e menaxhon situatën me COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet në vend janë duke e menaxhuar gjendjen që ka krijuar koronavirusi, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat e rekomanduara.

12:43
Koronavirusi, numri i viktimave në Spanjë kalon 1.000

Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 1,002, thanë të premten autoritetet.

12:40
Policia: Ruani distancën nga njëri-tjetri për të mirën e shëndetit të të gjithëve

Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

12:38
Shtohen rastet me Covid-19/ Kosova i kërkon ndihmë Turqisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimit e pandemisë së COVID-19.

12:36
97-vjeçari del nga spitali/ Gjyshi që mundi koronavirusin në Itali

97-vjeç, por koronavirusi nuk e rrezoi dot. Një pacient i moshuar në Cremona te Italisë është nxjerrë nga spitali pas dy javëve të kaluara aty.

12:31
Reagon presidenca për raportin e Venecias: Në këtë kohë të vështirë, “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të pacipë

Pas të dhënave të fundit, të publikuara nga mediat, ku thuhej se Komisoni i Venecias shtyu shqyrtimin e draft-opinionit final për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Presidenca.

12:27
“Rrëshqet” situata në Ballkan: Shtohet numri i infektimeve, Mali i Zi nis burgosjet!

Prej mesnatës edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend.

12:24
Del parashikimi: Ja kur përfundon epidemia!

E gjithë bota po izolohet; vende që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë kthyer në qytete fantazmë me rrugë të boshatisura.

12:23
Covid-19/ Arrin në 70 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.

12:15
Tiranë/ Lëvizje të shtuara në ‘Laprakë’

Lëvizja të shtuara ka pasur mesditën e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet.

12:15
“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”/ Soreca publikon videon sensibilizuese: S’jemi me pushime

Përmes një video-mesazhi, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e ndalimqarkullimit.

12:13
“Lufta” kundër pandemisë Covid-19/ Festohet në heshtje Viti i Ri në Iran

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se qytetarët e këtij shteti kanë bërë sakrifica “shembullore” në betejën kundër pandemisë me koronavirus, që ka lënë të vdekur të paktën 1,284 persona në këtë vend.

12:09
Koronavirus, masat/ Banorët e Bulqizës nuk binden, vijojnë gjobat për këmbësorët dhe bizneset

Urdhëri i dhënë për banorët për të mos levizur në rrugë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duket se nuk është marrë seriozisht nga banorët e Bulqizës.

12:04
Indonezi/ 3 shqiptarë me covid-19, ndërron jetë një prej tyre

Tre shtetas shqiptarë që jetojnë në Indonezi janë prekur nga Covid 19.

12:00
Covid-19/ A mund të infektohemi nga paratë?

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e koronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës. E thënë ndryshe, a përbëjnë paratë e thata burim infeksioni?

11:58
“Netflix” ul cilësinë, për të zvogëluar ngarkesën në internet

Kanali televiziv “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit. Ky vendim do të vlejë 30 ditë.

11:56
Manastirliu nga Spitali i Traumës: Po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se që nga sot urgjencat kirurgjikale do të realizohen në Spitalin Universitar të Traumës.

11:51
Bilanci i vdekjeve në Itali kalon zyrtarisht atë të Kinës, mjekët kinezë: U veprua gabim!

Italia vendosi një rekord tragjik të enjten: numri i viktimave të koronavirusit në fqinjin tonë përtej Adriatikut mbërriti në 3.405 brenda katër javësh, duke kaluar atë të Kinës që 3.245 të vdekurit e saj nga koronavirusi i ka shënuar në një periudhë prej tre muajsh.

11:49
Sot 20 mars, dita ndërkombëtare e lumturisë

Sot data shënon 20 mars, që është po ashtu edhe dita e parë e pranverës por edhe Dita ndërkombëtare e Lumturisë.

11:46
Koronavirusi në Greqi/ Policia, thirrje për qytetarët dhe emigrantët që të qëndrojnë në shtëpi

Drejtoria e policisë së Atikës në Greqi ka shtuar patrullimet për të parandaluar rastet e grabitjeve të dyqaneve, të cilat tashmë janë të mbyllura pas urdhurit të qeverisë.

11:41
Izraeli “një hap para të tjerëve”, u dërgon mesazhe personave që kanë qenë në kontakt me persona që kishin coronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi të mërkurën se ka filluar përdorimin e mjeteve të mbikëqyrjes masive për të parë lëvizjet e transportuesve të coronavirusit dhe tashmë ka njoftuar se 400 persona në kontakt me ta duhet të hyjnë në karantinë.

11:35
Peshkopi/ Shkelën rregullat e ndalimqarkullimit, shoqërohen 9 persona në komisariat!

Teksa përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bëri me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur disa shkelje të ndalimqarkullimit, mësohet se vetëm në Peshkopi janë shoqëruar 9 persona në komisariat ndaj të cilëve është marrë masa me gjobë 10000 lekë

11:33
Si po e ndryshon Coronavirusi industrinë e librit?!

Nga Alexandra Alter

11:32
Deklarata tmerruese e guvernatorit të Kalifornisë: Presim të infektohen 25.5 milionë vetë!

Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA-së, nxorri urdhrin që 40 milionë banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi.

11:27
CCBS dhuron 6.000.000 lekë për Shërbimin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

CCBS, ndërrmarrja prodhuese e produkteve të markës “The Coca-Cola Company”në Shqipëri, ka vendosur për të dhuruar në emër të punonjësve të saj, një donacion në vlerën e 6.000.000 Lekësh në favor të Shërbimit Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë

11:25
Valdrin Mustafa, pozitiv me koronavirus: Kisha simptoma dhe tallesha me shokët

Valdrin Mustafa ishte lojtari i parë shqiptar që doli pozitiv me Koronavirus, teksa tashmë është i mbyllur në karantinë, siç ndodh me të gjithë.

11:20
“Të rrezikuar nga bombat e padukshme”/ Rama bën krahasimin: Si e lufton bota armikun…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook-un e tij disa foto të qytetarëve sot dhe disa të tjera nga vende të tjera ku shihet se si qytetarët mbajnë radhë në dyqane apo farmaci.

11:19
Dy basketbollistë të Lakers, pozitiv në testin e koronavirusit

Më 11 mars, komisioneri i NBA-së Adam Silver pezulloi sezonin 2019/20 pasi Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell testuan pozitivë për koronavirus.

11:18
Mustafa i kërkon Kurtit të rikthejë Veliun dhe të heqë taksën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta heqë tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

11:18
Koronavirus, Arabia Saudite pezullon fluturimet e brendshme

Arabia Saudite do t’i pezullojë të gjitha fluturimet e brendshme, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit Covid-19.

11:14
Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë/ Zero të infektuar në Wuhan të Kinës

Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur pasi infektimit me koronavirus. Kto janë të dhëna nga bilanci i Universitetit “John Hopking” i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total i të infektuarve në gjithë botën është rreth 250.000.

11:06
Për Champions dhe Europa League, finalet në…qershor!

Në pritje të zhvillimeve dhe shpresës për ndaljen sa më shpejt të emergjencës nga koronavirus, komisionet e UEFA-s po stilojnë edhe kalendarin e ri të kompeticioneve të futbollit kontinental. Së pari duhet riformatuar cka ka mbetur nga Liga e kampioneve dhe Europa Liga, finalet e të cilit do të spostohen në fundin e muajit qershor.

11:06
Basha letër OBSH-së: Ndihmoni Shqipërinë për më shumë testime, mjekët dhe stafi pa pajisje të mjaftueshme

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi ndihmë për Shqipërinë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një letër drejtuar sot drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë,  Dr. Raul Gonzalez, kreu i opozitës kërkoi mbështetje për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.

11:06
Covid-19, Greqia shënon viktimën e shtatë

Ka shkuar në shtatë, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi.

11:01
Video-lajm/ Refugjatët në këmbë nëpër Tiranë, në kohën e ndalimit të qarkullimit

Në këtë video të siguruar nga Top Channel shihen një grup refugjatësh që po ecin nëpër kryeqytet.

10:58
Ndalimqarkullimi! Shkelje, gjoba dhe bllokim makinash brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht urdhrave të ri dhe masave të marra sa i takon ndalimit të qarkullimit në vend, Policia e Shtetit bën me dijeni se brenda harkut kohor të një dite janë raportuar disa shkelje.

10:55
Foto-lajm/ “S’kemi maska dhe alkool”, farmacitë njoftime te dera

“S’kemi maska dhe alkool”, “Mbani Distancën”, këto janë njoftimet që lexon në dyert e farmacive në kryeqytet.

10:48
Angli/ Dasmat në kishë, jo më shumë se me 5 persona! Të tjerët? Mund t’i ndjekin nga Skype

Në një situatë të pazakontë globale, detyrimisht priten zhvillime nga më të çuditshmet.

10:33
Video shokuese/ Brenda spitaleve italiane, aty ku luftohet për të marrë frymë

Mjekët e dëshpëruar italianë treguan sesi të gjitha përpjekjet e tyre “nuk janë të mjaftueshme”, ndërsa numri i vdekjeve të vendit të tyre u rrit mbi atë të Kinës.

10:33
Urdhri i ri i ndalimqarkullimit/ Pas orës 10, boshatisje në rrugët e Lezhës

Urdhri i ri i ndalimqarkullimit pas orës 10 të mëngjesit, ka sjellë boshatisje totale, rrugëve të Lezhës.

10:18
Lufta ndaj koronavirusit, Trump anulon samitin e G7-ës!

Nisur nga situata e pazakontë, shkaktuar prej koronavirusit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka anuluar samitin e G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

10:09
Tejkalimi i qëndrimit të lejuar/ Ministria e Jashtme: Njoftim për shqiptarët në Zvicër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 nuk do të penalizohen.

10:07
Furnizuesi i Shërbimit Universal/ Sportelet e Kujdesit ndaj Klientit të mbyllura sot, të shtunën dhe te dielën

Përmes një njoftimi, Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU Sh.A), pjese e OSHEE Group, njofton abonentët se sot, të shtunën dhe te dielën, respektivisht 20, 21 dhe 22 Mars 2020, sportelet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) janë mbyllura në të gjithë vendin.

09:57
Koronavirusi/ Mesazhi i Papës: Do të jetë si një periudhë pas lufte, do ia dalim së bashku

Kur të përfundojë epidemia e koronavirusit, do të ketë shërbyer “për t’i kujtuar njerëzve një herë e përgjithmonë se njerëzimi është një bashkësi e vetme”.

09:54
Përdhunuan dhe vranë një vajzë në autobus, varen 4 burra në Indi

India vari katër burra, që u dënuan për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze në një autobus në Nju Delhi, në vitin 2012.

09:50
Koronavirusi, “pacienti 1”: Dëshira ime e vetme është të jem në lindjen e vajzës time

“Dëshira e vetme që kam është të jem në gjendje të marr pjesë në lindjen e vajzës time. Mjekët më sigurojnë se do ta bëj atë.”

09:33
Arrestimi i vëllezërve Çala/ Rama: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje!

Kryeministri Edi Rama në një status në facebook ka reaguar për arrestimin e dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala për grabitjen e ndodhur vitin e kaluar në aeroportin e Rinasit.

09:21
“Të anulojë shkarkimin e Veliut dhe t’i kërkojë falje LDK-së”/ Mustafa-Kurtit: Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për…

Kreu i LDK Isa Mustafa në një letër të hapur ku i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thotë se koalicioni që ata kanë është bërë për të bërë ndryshime.

09:12
Ballkani në kthetrat e Coronës

Vendet e Evropës Juglindore kanë ashpërsuar kontrollet kufitare mes vete. Në shumë vende është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por numri i të infektuarve me COVID-19 po shtohet.

09:07
Qytetarët shfrytëzojnë orarin për lëvizjen e lirë, dyndje para bankave

Kanë qenë të shumtë qytetarët që i janë drejtuar sot bankave për nevojat e tyre.

08:57
Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, (akuzat dhe emri)

Një shtetas shqiptar, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

08:50
Tërmet i lehtë pranë Tiranës, forca e papërfillshme

Pas dy lëkundjeve të ndjeshme një tjetër tërmet është ndjerë sot.

08:32
Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti të shtunën? Partitë politike mbështesin mocionin e LDK-së

Derisa seanca për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit është raportuar se mund të mbahet të shtunën, partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re janë shprehur se do ta mbështesin mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se po e shikon me vëmendje situatën dhe do të dalë me një qëndrim konkret.

08:21
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites.

08:18
Vendimi për shtyrjen e mësimit edhe me 2 javë të tjera, Ministrja Shahini del me 3 njoftime të rëndësishme

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbi mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo-publike deri më 3 prill, Ministrja Besa Shahini përmes komunikimit në video-mesazh ka përcjellë edhe 3 njoftime të rëndësishme.

08:15
Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja të brendshme me koronavirus

Kina tha se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me koronavirus.

07:55
‘Ne e çuam Shqipërinë në Europë’, Mavraj ironizon komentin e Ramës në Open

Të mërkurën në mbrëmje kryeministri Edi Rama në një lidhje në Open në Top Channel shpjegoi se pse qeveria ka marrë masa kaq të rrepta. Rama tha se masat e rrepta ishin të domosdoshme në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe që Shqipëria të mos kalojë situatën e Italisë.

07:36
Foto/ Momenti prekës i takimit të vogëlushëve me gjyshërit e tyre që ndodhen në karantinë

Mbarë globi ndodhet në izolim si pasojë e koronavirusit. Megjithatë vetëizolimi nuk i ka penguar dy gjyshër në Britani që të gjejnë një mënyrë kontakti me nipërit e tyre.

07:18
Infektohet me koronavirus 1 vjeçari në Australi, besohet se ia transmetoi e ëma

Koronavirusi ka gjetur terren edhe në Australi, duke mos kursyer edhe një 1 vjeçar, i cili deri më tani është personi më i ri i prekur nga COVID-19, në këtë kontinent, shkruajnë mediat e huaja.

07:02
Frikë nga përhapja e Covid-19, izolohet edhe Argjentina

Vazhdon lufta me koronavirusin. Një tjetër vend është ka bërë izolim total. Argjentina ka njoftuar që do të izolohet, kjo një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

06:43
Cilat janë ushqimet e pasura me vitamina, nga A-ja tek K-ja

Këshilla dhe informacione shumë të vlefshme që duhet t’i zbatoni edhe në praktikë. Vitaminat janë të domosdoshme për organizmin, këtë e di çdo lexues i rregullt i AgroWeb.org. Megjithatë, a e dini sa vitamina ju duhen në ditë apo në cilat ushqime t’i gjeni ato? Artikulli i mëposhtëm i AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me informacione të dobishme të cilat duhet t’i zbatoni edhe në praktikë.

06:25
Vitamina B6 jetike për trurin, ja ushqimet ku gjendet

Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e zemrës, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë. Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji. Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

06:06
Mënyrat natyrale dhe ushqimet e duhura për një gjumë të qetë

Melatonina është një hormon që prodhohet nga truri për të rregulluar ciklet e gjumit dhe për t’i dhënë njeriut qetësi çdo natë. Trupi prodhon 5 deri në 25 mikrogramë melatoninë çdo natë. Kjo sasi pakësohet me kalimin e moshës, gjë që shoqërohet me probleme me gjumin. Në këtë pikë, njeriu ka dy alternativa: të marrë suplementë ose të nxisë prodhimin e melatoninës nëpërmjet mënyrave më natyrale.

05:31
Ushtria gjemane e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit

Numri i infektuar në Gjermani është mbi 10,000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve. Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.