Mediat kosovare raportonin pak më parë se këshilli i Përgjithshëm i LDK ka votuar për ta shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares së partisë.

Mësohet se rreth 70% e Këshillit ishin por shkarkimit të Vjosa Osmanit, figurës më të votuar të kësaj partie në zgjedhjet e fundit.

Të njëjtat burime thonë se këtë post do ta marrë Avdullah Hoti, aktualisht kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Vjosa Osmani ishte e vetmja anëtare e LDK që votoi kundër mocionit të rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit muajin që shkoi.

Top Channel