Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Rihanna ka lënë sërish pa fjalë fansat në një palë të brendshme të verdha teksa ka shfaqur format e pabesueshme për koleksionin e saj të fundit të veshjeve, Fenty.
Ish-ylli i popit ka punuar për linjën e re gjatë karantinës së koronavirusit, ndërsa postoi pamjet e asaj që quante Savage Fenty duke komentuar: “Krijimi i një linje të re gjatë Quarantina kishte nevojë për kreativitet serioz të tipit Savage, si dhe mbështetje morale nga @adamselman.”
Ndërsa në foton e të pasmeve me të brendshme të verdha ajo komentonte: “Thyej internetin, @badgalriri.”
Rihanna raportohet se ka nisur të takohet së fundmi me yllin anglez të rrokut Noel Gallagher i grupit Oasis.
Por në një intervistë Noel tha: “Do të dëshiroja shumë por nuk është e vërtetë”.
Ai është i martuar me publicisten Sara MacDonald prej vitit 2011.
Më herët Rihanna thuhej se dilte me reperin A$AP Rocky pas ndarjes nga Hassan Jameel në janar.
Top Channel