Ura ajrore për turistët britanikë/ Analizat për Covid do bëhen në aeroporte

20/06/2020 16:16

Qeveria britanike po tenton te krijojë te ashtuquajturat “ura ajrore” me vende të ndryshme ku pushojnë shumica e britanikëve për te shmangur karantimin reciprok për pushuesit gjatë sezonit te verës.

Ndërkohë qe ata që do mbërrijnë nga vende te tjera do mund të paguajnë për testin e Covidit më te mbërritur ne aeroport britanike për te shmangur 14 ditët e vetizolimit.

Ne kohën kur alarmi ne Britani nga koronaviriusit zbriti te premte nga niveli 4 ne 3 dhe kur shkencëtarët britanik thonë se ritmi i infektimeve po bie me 4 për qind çdo ditë, apo kur janë hapur shumica e dyqaneve e njerëzit po i rikthehen gradualisht normalitetit, qeveria e Boris Johnson, po punon nën presionin e madh te industrisë se aviacionit te turizmit, për shmangur politikën e vet te karantinimin për 14 ditë te te gjithë atyre qe do mund te udhëtojnë drejt Britanisë ne javët dhe muajt e ardhshëm.

Rreth 12 vende kryesisht te BE-së qe janë ndër destinacionet me popullore për pushuesit britanik, do te kenë “ura ajëore”, mes tyre dhe Britanisë për te shmangur karantinimin dy javore ne vendet respektive, ku përfshihen deri tani Greqia, Spanja, Portugalia, dhe Franca.

Ndërkohë sipas “The Times” te Londrës, për vendet e tjera po punohet për bërjen ne aeroport e te gjithë udhëtarëve te testit me pagesë me te mbërritur ne Britani, rezultatet e te cilave do dalin brenda 7 deri ne 24 orë.

Urat ajrore pritet te fillojnë nga data 4 korrik, ndërkohë me shumë hollësi priten më 29 qershor.

Mbetet te shihet nëse Shqipëria dhe Britania do te arrijnë marrëveshje dypalëshe për udhëtimin e qytetarëve te tyre ne vendet respektive, kur dihet se Shqipëria ka krahasimisht ritme te ulëta infektimi. Sakaq, interesimi nga komuniteti shqiptar ne Britani për te udhëtuar drejt vendlindjes për pushimet verore c’ka do ndihmonte edhe turizmin shqiptar ne këtë vit te vështirë, mbetet mjaft i lartë, aq sa edhe paqartësia nga institucionet zyrtare shqiptare dhe britanike për këtë çështje.

Top Channel