Tronditet Moska teksa ish i dashuri neonazist masakron studenten dhe familjen e saj

20/06/2020 19:34

Një modele është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i saj xheloz pasi i kishte dhënë fund lidhjes.

23 vjeçarja Elizaveta Khlyupina, u vra së bashku me nënën e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeçe dhe nipin e saj katër-vjeçar, disa sekonda para se oficerët e policisë të hynin në apartamentin e tyre në Moskë.

Ish i dashuri fanatik nazist, 21 vjeçari Sevastyan Putintsev, vrau veten pas masakrës.

Raportimet thonë se studentja e dizajnit dhe and part-time modele, kishte arritur të thërriste policinë kur u qëllua fillimisht në vesh nga ekstremisti.

Por kur policia trokiti në derën e tyre, ata dëgjuan dhe katër të shtëna të tjera. Ata gjetën modelen dhe nën e saj të vdekur me fytyra të gjymtuara nga vrasësi, i cili i kishte torturuar, shkruante e përditshmja ‘Moskovsky Komsomolets’.

Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste.

Ata zbuluan gjithashtu një uniformë naziste dhe prova se ai takohej me të tjerë ekstremistë të djathtë në Rusi e Ukrainë.

Vetëm kohët e fundit vrasësi kishte marrë liçencën e armës shotgun Saiga, me të cilin kreu krimin.

Një nga fqinjët tha për mediat: “Dëgjova një ulërimë të tmerrshme femre, sikur dikush po copëtohej. Ishte zëri i një femre të rritur, më pas erdhën të shtënat. Unë isha në ashensor, më pas erdhi policia”.

Fëmija katër-vjeçar i vrarë, i quajtur Matvey, ishte biri i motrës së madhe të Elizaveta, Inna.

Elizaveta ishte ndarë nga vrasësi pas një marrdhënieje që kishin pasur.

Fqinjët thonë se ai ishte përpjekur ta rifitonte duke sjellë lule por ajo kishte refuzuar.

FOTO GALERI
1/7
Elizaveta Khlyupina është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri

Top Channel