“RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri Shqipërinë”/ Tabaku publikon videon: Në 7 vite qeveri asnjë premtim i mbajtur!

20/06/2020 20:13

Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kujton premtimin e Ramës në 2013 kur deklaronte se PS në qeveri do të hapet 300 mijë vende të reja pune.

Tabaku shkruan se” Shqipëria është vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga gënjeshtari më i madh në rajon”.

“Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën ?”, shkruan Tabaku.

Top Channel