Tiranë- Një fëmijë 7-vjeç është aksidentuar në Kamëz nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur orës ‪12:30, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, ku makina me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke ecur  me biçikletë. Fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Top Channel